• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit në Nikël: Krevati i gjakosur, kasaforta e hapur…
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET/ Brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit në Nikël: Krevati i gjakosur, kasaforta e hapur…

24 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Janë publikuar pamjet brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit Nazim Çangu, të cilin 10 persona e dhunuan dhe i prenë gishtin në mënyrë makabre me gërshërë në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Në orën 1 të natës, 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro florinj dhe para kesh.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabistësit kanë shkatërruar të gjithë shtëpinë, për të kërkuar kasafortën, ku edhe gjendeshin paratë.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Sipas familjarëve, biznesmeni i grabitur mëngjesin e sotëm nuk ka lidhje me një tjetër person me të njëjtat gjeneralitete të tij që ka qenë i arrestuar për kanosje të një prokurori në Krujë.

Shtëpia është shkatërruar, sendet dhe sirtarët janë hapur nga ana e grabitësve në mënyrë që të gjenin paratë e fshehura.

Top Channel ka siguruar edhe pamje të krevatit, ku po flinte biznesmeni, i mbuluar nga gjaku prej të rrahurave dhe gishtit të prerë me gërshërë nga ana e autorëve.

Biznesmeni mori ndihmën në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

Policia thekson se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani nuk ka akoma të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON NJË PRAPASKENË NË 2011/ Legjenda Evra: Më kërcënuan me vdekje pas ndeshjes me Liverpool...
Previous article TALENT NË MUZIKË/ Ana Gjebrea, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizionin e fëmijëve

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT