Faqia prestigjoze Daily Mail i ka kushtuar një artikull Jack Brooksbank bashkëshortit të Princesh Eugenie, i cili është kapur mat me tre vajza në jaht.
Për shumicën e baballarëve të rinj, jeta është një “sfidë” mes pelenave të pista dhe netëve pa gjumë. Por për bashkëshortin e Princeshës Eugenie, Jack Brooksbank, nuk është kështu, pasi së fundmi ai po shijon pushimet me super jahtin në bregdetin Italian i rrethuar nga modelet e veshura me bikini por edhe topless.
Dhe ai madje e quan atë “punë”. 35-vjeçari po kalon fundjavën në ishullin elegant Capri të Mesdheut.
Ai kaloi pasditen e së premtes në anijen klasike “gozzo” 26 metra, duke eksploruar shpellat rreth bregdetit të Caprit. Arsyeja pse ndodhet në Capri është se ai do të marrë pjesë në një event bamirësie.
Pasi bënë një zhytje në det për t’u freskuar, Jack Brooskbank dhe një femër topless u mbështollën me një peshqir për t’u tharë.
Me të ishin Rachel Zalis, një ish -redaktore e revistës Glamour, e cila tani është drejtore globale e Casamigos dhe Maria Buccellati, një modele e kthyer në ambasadore e modës.
(Përktheu Alpenews.al)