• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dalin në ankand sendet personale të Margaret Thatcher, të cilat u bënë mollë sherri për fëmijët e saj
Home
Jetë

Dalin në ankand sendet personale të Margaret Thatcher, të cilat u bënë mollë sherri për fëmijët e saj

29 December, 2017 k.autor Jetë

Pse fëmijët e ish kryeministres së Britanisë nuk pranojnë më të gjenden në një ambjent me njëri-tjetrin?

Vajza 62-vjeçare e ish kryeministres së Britanisë, Margaret Thatcher, Karol Thatcher, vendosi të nxjerrë në ankand, mes Shtëpisë Christie’s, mbi 400 sende personale të nënës së saj.

Mes sendeve dhe orendive, ka bizhuteri, suvenire, shënime dore të ish presidentit të Amerikës Roland Regan, të cilin e lidhte një miqësi shumë e ngushtë me “Zonjën e Hekurt” të Britanisë, si dhe shumë aksesorë që Thatcher përdorte për të plotësuar shfaqjet e saj.

Ankandi që pritet të organizohet, vlerësohet se do të kalojë shumën 700 mijë euro. Por, vëllai binjak i Karolës, Mark Thatcher, sipas disa deklaratave të miqve të tij në shtypin britanik, thuajse u çmend kur u njoh me vendimin e motrës së tij, për të nxjerrë në anakand sendet personale të nënës së tij, që qeverisi me “grusht të hekurt” Britaninë nga viti 1979 deri në vitin 1990.

Mark Thatcher cilësoi aktin e motrës së tij si “të neveritshëm” dhe, sipas deklaratave të miqve të familjes, nuk pranon më të gjendet me Karolën as edhe në të njëjtin mjedis. Ai vetë ka thënë se mban sende personale të nënës së tij, por që kurrë nuk do i shesë, në respekt të kujtimit të saj. Përgjegjësja e shtëpisë Christie’s, Meredith Etherington-Smith, deklaroi se mes sendeve të Margaret Thatcher që do të dalin në ankand është edhe fustani i saj i nusërisë, ndërkohë që vlerë të madhe do të kenë aksesorët, akoma edhe kopsat e veshjeve të saj, pasi ish kryeministrja, vajzë rrobaqepseje, shpesh thoshte se ka mësuar nga e ëma se, një aksesor transformon edhe një veshje të thjeshtë, në të mrekullueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi zbulon pse është shoqëruar nga policia në Itali deputeti i LSI: Do e mbrojmë...
Previous article E mbyll me fitore vitin 2017, Napoli shpallet kampion dimri i Serie A

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT