• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN INFORMACIONE TË REJA RRETH VRASJES SË GAZETARIT/ Turqia thotë se ka më shumë prova për vdekjen e Khashoggit
Home
Rajon

DALIN INFORMACIONE TË REJA RRETH VRASJES SË GAZETARIT/ Turqia thotë se ka më shumë prova për vdekjen e Khashoggit

6 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, deklaroi sot në Tokio se Turqia ka prova të qarta në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të cilat ende nuk janë bërë publike dhe të cilat do të publikohen posa të përfundojë i tërë hetimi.

Disa nga provat janë dorëzuar te autoritetet saudite dhe te shtetet tjera të cilat janë interesuar ta hetojnë rastin. Kështu deklaroi Cavusolgu në një vizitë në Japoni, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”. “Pasi të përfundojë hetimi dhe të sigurohemi për gjithçka, do të vazhdojmë me publikim të fakteve”, tha ai. Ai shtoi se është në përgjegjësinë e autoriteteve saudite që ta zbulojnë se çfarë ka ndodhur me trupin e Khashoggit, pasi një skuadër prej 15 vetash e cila, sipas Turqisë, ishte dërguar ta vrasë Khashoggin, tashmë është kthyer në Arabinë Saudite.

Ai përsëriti se Turqia nuk beson se Mbreti Salman e ka urdhëruar vrasjen. Ai njoftoi se Erdogan ka biseduar dy herë në telefon me Salmanin dhe nuk beson që ai është një tip që lëshon urdhër për vrasje. Sidoqoftë, javën e kaluar Erdogani kishte thënë se urdhëri për vrasje të gazetarit kishte ardhur nga nivelet më të larta të qeverisë saudite. Arabia Saudite kishte deklaruar në fillim se gazetari kishte dalë menjëherë jashtë konsullatës, por më vonë e pranoi se ai ishte vrarë brenda saj.  Megjithatë, shteti saudit vazhdimisht ka mohuar akuzat për përgjegjësi në lidhje me këtë vrasje, ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të qeverisë janë në mesin e të dyshuarve për vrasjen.

Turqia e ka akuzuar vazhdimisht Arabinë Saudite për mungesë të bashkëpunimit në hetime dhe për shkatërrim të provave. Të hënën, një zyrtar turk tha se të paktën dy anëtarë të ekipit të dërguar nga Arabia Saudite për ta hetuar vrasjen e Khashoggit, në fakt kishin ardhur aty për t’i mbuluar provat, shkruan “The Washington Post”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR VRASJE NË AUSTRI/ Si u kap në kufi 61-vjeçari. Pse donte të futej në Shqipëri
Previous article DYSHIME PËR SULM NDAJ MACRON/ 6 persona të arrestuar

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT