Shqipëria ka pësuar një transformim tejet të madh gjatë këtyre 28 viteve të fundit.
Bregdeti ka qenë hapësira e parë ndaj të cilit u ushtrua një masakër e thellë duke zhdukur gjithnjë e më tepër hapësirën publike.
Sot jemi në kushtet, kur era pishave, rëra e bollshme dhe çadra personale e qytetarëve gjenden gjithnjë e më rrallë.
Më poshtë po përcjellim disa fotografi se si pushohej në bregdet gjatë perjudhës së diktaturës.
Edhe pse vendi ndodhej i izoluar nën “çarkun” e sigurimit të shtetit, plazhi ishte ende i shqiptarëve.










