Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u gjet i pajetë në rrugë një person.
Viktima, i cili besohet se është i moshës 50 vjeç, ka plagë të shumta në trup dhe në kokë. Edhe pse nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia, vrasja e tij dyshohet se mund të jetë kryer në një vend tjetër, ndërsa autorët e kanë hedhur atë pranë Uninversiteti të Elbasanit, në rrugën pranë lagjes ‘Visarion Xhuvani’.
Viktima mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë.
Sipas raportimeve, 50 vjeçari nuk ka as këpucë dhe është gjendur në mes të rrugës.


