Adriatik Tresa, shqiptari i vrarë në Ekuador nga disa persona, nuk është emër I panjohur për strukturat e policisë së atij vendi. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase në Ekuador, një javë më parë, ka pasur një tentativë për rrëmbimin e shqiptarit, por që ka rezultuar e pasuksesshme.
Adriatik Tresa ruhej prej kohësh. I martuar me një grua nga Ekuadori, ai ishte vendosur në një rezidencë luksoze në një nga zonat më të pasura në shëtitoren Leon Febres Cordero, në sektorin Aurora, Daule.
Skena ishte e përgjakshme. Dy burra të armatosur, neutralizuan rojet e shtëpisë që kishin vërejtur se dicka nuk shkonte.
Menjëherë pas kësaj, fqinjët filluan të raportonin në njësinë ECU911 për të shtëna me armë në banesën ngjitur dhe dëgjuan se vrasësit hipën shumë shpejt në makina.
Gjeneral Fausto Olivo, drejtor kombëtar I njësisë së vrasjeve të dhunshme ishte dje në Guayaquil dhe dha detaje për krimin.
Olivio siguroi se kanë qenë 7 persona që kanë marrë pjesë në vrasje: dy shoferë, dy që qëndruan në hyrje te vendroja dhe tre që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan Adriatik Tresën, që ishte I martuar me një grua ekuadoriane por që mbante edhe ID shqiptare.
Gjenerali shpjegoi se viktima ishte pjesë një hetimi të mëparshëm për krim të organizuar të njësisë së narkotikëve si I përfshirë në trafikun e drogës.
Shqiptari kishte qenë edhe në burg për posedim dhe mbajtje armësh për gati 13 muajsh derisa kishte dalë para disa muajsh pa u derguar në gjyq. Ai u arrestua në 2017 pas vrasjes së një tjetër shtetasi shqiptar tre vite më parë. U kap me një armë që u gjet në shtëpinë e tij.
Përvec kësaj, ai është hetuar edhe në 2013 për pastrim parash.
Gjenerali pranoi se vitet e fundit kanë pasur disa episode të dhunshme që përfshijnë shqiptarët dhe kanë ndodhur mes qytetarëve të kësaj kombësie.
Ai shtoi se një javë më parë, një grup ishte përpjekur të rrëmbente të ndjerin dhe nuk kishte pasur sukses.
Ndërkohë banorët në lagje janë ende të frikësuar dhe krimi I organizuar ka përfshirë edhe këtë zonë të pasur e të sigurt.
Po hetohet në disa pista. Një tjetër vrasje ka ndodhur në maj 2017, ku një shqiptar u vra me një të shtënë. Muaj më vonë, në nëntor, u përpoqën të vrisnin një tjetër shtetas shqiptar kur po udhëtonte me makinë në rrugët e Primero de Mayo dhe Carchi. Ai u qëllua katër herë nga një motor, por automjeti ishte I blinduar.
Në maj 2013 Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondon së bashku me të huaj të tjerë akuzuar për vrasjen e një gazetari, Fausto Valdivienzo. Ministri I brendshëm I kohës, Jose Serrano tha se një bandë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave ishte përfshirë në vrasjen e gazetarit.