Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili ka plagosur me armë 27-vjeçarin Bledar Okshtuni, sekretar i PD në Kavajë.
Jonuzi ka dy mbiemra pasi është person me precedentë të mëparshëm penal, teksa kërkohej nga Interpol Roma për vrasje dhe cilësohet si individ me rrezikshmëri të lartë.
Të shtënat kanë ndodhur brenda selisë, ndërkohë që i plagosuri Bledar Okshtuni u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (Tahiri).


