• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJET/ Kush është juristi që u vesh si polic dhe plagosi Begajn në Vlorë, sherri që…
Home
Breaking News

DALIN DETAJET/ Kush është juristi që u vesh si polic dhe plagosi Begajn në Vlorë, sherri që…

31 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia për shkak se akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Edison Begajt, ngjarje kjo e ndodhur më 29 maj në Kaninë të Vlorës.

Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur.

Mësohet se shkak i plagosjes së Edison Begaj është një përplasje që kanë pasur dy personat me njëri tjetrin në zonën e Lungomares në Vlorë. Të dy Begaj dhe Prifti janë grindur në një lokal në Lungomar dhe Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin.

Pas zbardhjes së ngjarjes Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë. Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë. Dy javë pas atentatit ai u arrestua, ndërsa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai u la i lirë nga Gjykata e Vlorës.

Por kush është atentatori i Edison Begajt?

Mitri Priftit është një emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë. Ai është me profesion jurist, ndërsa në vitin 2016, emri i tij doli në skenë pas një konflikti mes kushëririt të tij Jani Zaka dhe Emiljano Shullazit për një parkim. Në atë kohë thuhet se  Mitri Prifti deklaroi në polici detajet nga kërcënimet që kishte marrë ai dhe kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Megjithatë akuzat e tij u tërhoqën dhe pas disa kohësh nga kjo ndodhi, Mitri Prifti u fol se u largua nga Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON MISIONIN E BASHËS/ Bujar Nishani: Po e rikthen PD kokëulur dhe të rrënuar në Parlamentin e turpit
Previous article NJË MUAJ PAS OPERACIONIT/ Rrëfehet Papa Françesku: Një infermiere më shpëtoi jetën

s.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT