Për ekzekutimin e 43-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë, pistë kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për vrasjet seri që kanë nisur që në 2015 në ‘Masakrën e Çoles’ ku mbeti i vrarë edhe vëllai i tij Ardi Velaj. ‘Masakra e Çoles’ që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve.


