• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dalin DETAJET E REJA nga vrasja në Shkodër/ Policia shoqëron 30 persona. Ishte vetëm një autor dhe ishte pa…
Home
Breaking News

Dalin DETAJET E REJA nga vrasja në Shkodër/ Policia shoqëron 30 persona. Ishte vetëm një autor dhe ishte pa…

16 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja vijnë nga Shkodra, ku vijojnë hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën. Mësohet se autorët e dyshuar të vrasjes ishin dy, njëri që ka qëlluar mbi çiftin dhe tjetri që ka qendruar në makinë dhe ka ndihmuar autorin që ka qëlluar të largohet.

Grupi hetimor bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë, është afruar pranë automjetit të çiftit Berçana, dhe ka shkrehur karikatorin me 23 fishekë në drejtim të tyre.

Gjithashtu, thonë burimet, autori i cili ende nuk është identifikuar, ka mbërritur me mjetin tip “Mercedez Benz”, në lagjen Naim Gjylbegu në Shkoder. Më pas, mjeti është parkuar jashtë rrugicës ku jetonte me qira çifti i bashkëjetuesve dhe ka marrë armën në makinë dhe iu është drejtuar të dy viktimave, nga xhami i shoferit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, dhe se autori është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë larguar drejt lagjes Kiras, ku mësohet se u braktis dhe makina, për t’ju vënë flaka pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë mëngjesin e djeshëm me 23 plumba, në një tunel afër pallatit të tyre në Shkodër. Çifti kishte darkuar dhe ngjarja ka ndodhur kur ata po parkonin në makinën e tyre. Çifti kishte me vete edhe fëmijën 2 vjeç që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Truri kontrollon përfundimin e filmit, zbulimi që do ndryshojë mënyrën e...
Previous article KRIZE E EMIGRANTËVE/ Franca dhe Malta pranojnё refugjatёt e shpёtuar nё Mesdhe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT