Zbulohen detaje të reja nga atentati me armë ku mbeti i plagosur një person në Vlorë. Sipas informacioneve të para ndaj të plagosur, që po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë nga një makinë në ecje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori, ndërsa i plagosuri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Policia ka ngritur postblloqe në dalje të qytetit, pasi dyshohet se autorët mund të tentojnë të largohen me makinë.




