Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Shkodër, ku shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, iu bë atentat me armë zjarri.
Atentati ka ndodhur pranë te rrethrotullimi pranë “5 Heronjve të Vigut”, ndërsa i plagosur rëndë mbeti shefi i Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj.
Të dy janë dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, ndërsa në makinë ndodhej edhe Vjollca Hasanaj, që fatmirësisht shpëtotoi pa lëndime.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë të mundur gjetjen e motoçikletës me të cilën udhëtonte autori i atentatit.
Sipas burimeve, motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00 shumë afër vendit ku u krye atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadeve.
Policia ka shoqëruar në komisariat edhe 3 persona që dyshohet se kanë dijeni me ngjarjene rëndë, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


