• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dalin detaje të reja të 23 vjeçarit nga Shkodra që u masakrua në Burgun e Marsejës
Home
Breaking News

Dalin detaje të reja të 23 vjeçarit nga Shkodra që u masakrua në Burgun e Marsejës

19 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

23 vjeçari nga Shkodra i cili është masakruar për vdekje në Marsejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Francë, ku një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florenc Beqiri nga Shkodra, është masakruar barbarisht në burg.

Ai ishte ndaluar para një muaji në Francë, ndërsa pasi është gjetur në gjendje të rëndë, është transportuar për në spital ku ndodhet në vdekje klinike.

Familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marsejës, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.

Vetëm dy ditë më vonë i riu do të kthehej në Shqipëri, ndërsa në pamjet e dërguara nga emigrantët e tjerë, në fytin e tij duket shenja se është mbytur. Por kush është shqiptari që shokët e qelisë e donin të vdekur?

Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

Sipas “Press Independent” Florenci kishte filluar punë si kamarier në një lokal në Marseille.

Në momentin që ka qënë duke ikur për në shtëpi është ndaluar nga policia franceze, që i ka kërkuar dokument identifikimi, dhe meqenëse nuk i dispononte, policia e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe para tre ditëve policia e ka dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille.

Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reaminacion ku sipas të afërmve kërkohet një pjestar i familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.

Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj është nisur për në Francë, por është bllokuar në Turqi dhe përsëri është kthyer në Shkodër.

Shqiptarët në Francë bëjnë thirrje që familjarët të mos pranojnë të nënshkruajnë për heqjen e oksigjenit dhe shpalljen e vdekjes së tij nga mjekët, por të mbahet në reaminacion me shpresë se mund të kthehet në jetë, pasi zemra e tij punon normalisht.

Gjithashtu ata duan që t’i kërkohet Prokurorisë së Marseille që të hapen kamerat e sigurisë, për të verifikuar se si ka ndodhur realisht ngjarja me Florenc Beqiraj./ joq

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pentagoni, ish zyrtari i inteligjencës deklaratë bombë për UFO-T: 'Ne nuk jemi vetëm, ata nuk janë avionë..."
Previous article Lufta kundër skllavërisë/ Refugjatët ikin nga Libia, Franca i hap dyert

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT