Burre e grua gjenden pa jete brenda baneses se tyre ne Elbasan. Ngjarja e rende ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Gazetarja e “Panorama”‘ ben me dije se bashkeshortet Xhyra jetonin te vetem ne banese pasi i kane femijet ne emigracion.
Burri eshte identifikuar si Shyqo Xhyra, kurse gruaja Sabrije Lici, 76 vjec, qe thuhet se vuante nga skleroza.
Dyshohet se ata kane me shume se nje dite qe kane nderruar jete dhe dyshimet e para flasin per nje vdekje shkaktuar nga asfiksia prej gazit.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.


