• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJE TË REJA/ Ja kush është i penduari që “tradhtoi” Shullazin dhe Lul Berishën
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN DETAJE TË REJA/ Ja kush është i penduari që “tradhtoi” Shullazin dhe Lul Berishën

9 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emiliano Shullazi, Lul Berisha dhe pesë persona të tjerë janë tradhëtuar nga një dëshmitar i penduar, i cili ka marrë një dënim të gjatë në burg dhe i cili me sa duket ka vendosur të flasë, pasi disa herë kanë dashur ti bëjnë atentat aty ku po kryen dënimin.

Është pikërisht ky i penduar që ka lolur për SPAK dhe i cili ka lidhur së bashku dy vrasjet atë të Klodian Spahiut më 26 shkurt 2005 dhe një ditë më pas vrasjen e Vajdin Lamaj të cilit i shpërthu ashansori i pallatit të tij.

“SPAK pretendon se ka një dëshmitar të penduar që ka rrëfyer dy ngjarjet e lidhura mes tyre. Unë e kam intervistuar atë para disa vitesh në një burg të sigurisë së lartë por nuk e kam transmetuar, sepse në pamje të parë dëshmia që ai jeptenuk bazohej në asnjë dokument zyrtar.

Më pas personi i penduar është shoqëruar të paktën 10 herë në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe është marr edhe në mbrojtje brenda ambienteve të burgut”, tha në Opinion gazetarja Klodi Lala.

Ndërsa Artan Hoxha bëri të ditur dhe emrin e tij. Ai tha se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.

“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. I dënuar për vrasjen e Maks Lalës një vrasje e vitit 2009 në urën e Shkopetit.

Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën. I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marr bidona  me benzinë është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, ka qenë nfrika se mund ta eleminonnin në burg që e ka bërë të penduarin të flasë.

“Ai dëshmonte se ishte paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Nga pas i vinte edhe ekzekutuesi.

Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë”.

Por me sa duket askush s’ka dashur ti prekë këto patate të nxehta para ngritjes së SPAK.

“Problemi i të dhënave të tij ishte sepse Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, u shpreh Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERDHËN FESTAT/ Gaz Paja dhe Ira Istrefi na tregojnë me këtë FOTO atmosferën e bukur të krijuar në shtëpinë e tyre
Previous article PRESION NGA NJERIU I TRUMP/ Elez Biberaj largohet si drejtor i “Zërit të Amerikës”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT