amje nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj.
Në pamje shikohet Begaj në këmbë në portën e shtëpisë, ndërsa brenda në makinën e tij janë fëmijët. Një person me uniformë policie dhe me maskë i afrohet dhe e qëllon.
Mbrëmjen e 29 majit, i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj, i cili i ka shpëtuar sulmit në fshatin Kaninë të Vlorë. Begaj është qëlluar me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa më pas u transportua në spital.
Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.
Për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.
Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.



