• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN DETAJE/ Kush është GRUAJA që qendron në krye të bandës paramilitare të PD. FAKTET rreth strukturës së paligjshme
Home
Politikë

DALIN DETAJE/ Kush është GRUAJA që qendron në krye të bandës paramilitare të PD. FAKTET rreth strukturës së paligjshme

22 April, 2021 F.autor Politikë

Detaje të tjera dalin në pah rreth strukturës së paligjshme të armatosur paramilitare të Partisë Demokratike, paralele me strukturat e shtetit, gjoja për mbrojtjen e votës. Në krye të kësaj strukture, Lulzim Basha ka vendosur Marinela Ziun, drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD. Në cilësinë e drejtueses së bandës paramilitare, e dënuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si një diçka e papranueshme dhe e tmerrshme, Ziu ka sqaruar disa ditë më parë se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”.

Struktura është projektuar për t’u ngritur që në janar të 2021, ndërsa është plotësuar dhe fuqizuar gradualisht në mënyrë të fshehtë. Për herë të parë flitet për këtë strukturë në udhëzimin e Lulzim Bashës, për strategjinë që duhej ndjekur dhe zbatuar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në udhëzimin e janarit 2021, Basha flet për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës.

Në vijim grupet e vullnetarëve janë strukturuar, fuqizuar dhe kanë qartësuar objektin e veprimtarisë. Ky organ me natyrë paraushtarake është shtrirë në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Struktura ka në fokus fushatën zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe sidomos procesin e numërimit të votave. Në përbërje të strukturës janë ish-policë të shkarkuar nga detyra, ish-komando dhe truproja të armatosur, të gatshëm për të vrarë për partinë, siç ishte rasti i Arbër Paplekajt, i cili vrau dje në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Personat e rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, janë kryesisht nga zonat në Veri të vendit. Zyrtarë të PD kanë deklaruar se këta perona janë vullnetarë, por rekrutimi i tyre është bërë në bazë të interesave dhe favoreve të ndryshme, sidomos nëse PD-ja vjen në pushtet. Struktura, në mënyrë të paligjshme, ushton të gjitha kompetencat e policisë. Struktura patrullon në zona të ndara, ndalon mjete dhe qytetarë, ushtron kontrolle, merr në pyetje dhe në disa në shumë raste ushtron dhunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Europa nuk duhet të gjendet sërish e papërgatitur përballë agresionit rus
Previous article ZHGËNJYESE/ Sezoni i ri i "La Casa de Papel" nuk do vijë në maj

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT