Aktori i madh Robert Ndrenika ka përshëndetur zhvillimin me te fundit per Teatrin, pas takimit te djeshem mes artisteve dhe kreut te Bashkise, Veliaj, i cili deklaroi se ishte arritur marreveshja per ndertimin e një Teatri të ri Kombëtar.
Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Ndrenika falënderon aktorët në këtë proces për rezultatin e arritur, ndërsa thekson që kjo frymë të shoqërojë më tej të gjithë diskutimin për ndërtimin e një teatri bashkëkohor.
Më poshtë mesazhi i plotë i aktorit Robert Ndrenika:
“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.
I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!
Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.
Përqafime!”