Dafina Zeqiri ka kohë që po synon tregun ndërkombëtar, për të cilin edhe po punon shumë.
Kohëve të fundit po shihet se këngëtarja shqiptare ka ndryshuar stilin e saj të jashtëm. Gjatë gjithë karrierës së saj pamja e jashtme ka qenë njëra ndër pjesët më të përfolura të artistes. Të gjithë ata që e vënë në dyshim se a ka Dafina operacione apo bukurinë e ka natyrale, artistja ka ndarë një fotografi nga fëmijëria e saj në Instastory.
Përmes kësaj fotografie ajo ka zbuluar se kishte një hapësirë midis dhëmbëve kur ishte e vogël. “Dikur kisha një hapësirë midis dhëmbëve”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë së publikuar.



