• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Daçiç: SHBA do na ndihmojë ta zgjidhim problemin me Kosovën
Home
Rajon

Daçiç: SHBA do na ndihmojë ta zgjidhim problemin me Kosovën

10 February, 2018 F.autor Rajon

Zëvendës Kryeministri serb dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçic po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas “Lutjeve të Mëngjesit’, ku ka pasur takime të rëndësishme me zyrtarët amerikan.

Kryediplomati serb pohoi se kishte një takim jashtëzakonisht të mirë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson.

“Ne duam të rivendosim marrëdhëniet tona dhe të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe të gjejmë zgjidhjen adekuate se si SHBA-ja mund të na ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona kryesore – kjo ka të bëjë me stabilitetin, paqen në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura”, tha Daçic, përcjell Telegrafi.

Ai ndër të tjera ka përmendur Tillerson-it, përpjekjet, siç ka thënë për të zgjidhur përgjithmonë problemin e Kosovës.

“Mendoj se ata i dëgjuan me kujdes të gjitha argumentet tona”, tha Daçiq.

“Duke pasur parasysh se ky ishte takimi i parë i tillë, unë mund të vlerësoj vetëm se ishte shumë i mirë dhe se na jep shpresë të madhe që do të kemi bashkëpunim të suksesshëm në periudhën e ardhshme”, përfundoi Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndryshe, në “Lutjet e Mëngjesit, në Washington, ishin të pranishëm edhe Thaçi, Haradinaj e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Futbollisti i njohur video seksi me gruan e tij. Përfundon në faqet pornografike (FOTO)
Previous article Tallën Luana Vjollcën: Besa Kokëdhima i del në mbrojtje dhe u mbyll gojën të gjithëve

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT