• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Daçiç: Haradinaj po tregohet maniak, do vazhdojmë të lobojmë për mosnjohjen e Kosovës
Home
Rajon

Daçiç: Haradinaj po tregohet maniak, do vazhdojmë të lobojmë për mosnjohjen e Kosovës

24 July, 2018 k.autor Rajon

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se i është kërkuar Serbisë që të mos vazhdojë të lobojë për mosnjohjen e Kosovës, por a thënë se kjo është e pamundur.
Daçiq në një deklaratë për ‘Novostin’, ka thënë se diplomacia serbe nuk do të ndalet.

“Na është kërkuar që të ndalemi me lobimin tonë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërkohë që Prishtina dhe mentorët e saj vazhdojnë të lobojnë të kundërtën, për njohjen e Kosovës. Kjo nuk do të jetë e mundur”, ka thënë Daçiq, i cili është pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili dje deklaroi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një ‘armëpushim’ sa i përket fushës së diplomacisë.

“Nuk e di se në ç’rrethana tjera do të mund të arrihej një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, përveç se në paqe. Është e dukshme se Haradinaj kohën e fundit është i nervozuar dhe po tregohet një lloj maniaku me kërcënime. Dua vetëm ta di nëse fjalori i tij është i aprovuar nga aleatët e tij”, ka thënë Daçiq.

Ndryshe, dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë kërkuar armëpushim me Serbinë, me qëllim që në dialog të mbizotërojë paqe politike.

Këto komente kreu i ekzekutivi i vendi i bëri para se të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku diskutuan për diplomacinë kosovare.

Haradinaj u shpreh po ashtu se ‘armëpushimi’ me Serbinë nënkupton se ky shtet më nuk do të pengojë planin e jashtëm të Kosovës.

Derisa theksoi se në takimin në Bruksel kanë biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit.

“Ne kemi kërkuar një ‘armëpushim’ me Serbinë. Pra iu kemi kërkuar palëve në këtë rast amerikanëve dhe evropianëve që në frymën e dialogut që po lajmërohet definitive apo për marrëveshjen finale që po quhet që është një marrëveshje obligative ligjore, që nënkupton njohjen. Në frymën e këtij procesi të mbizotëron një frymë e paqes politike që nënkupton jo më aktivitet për lobim kundër Kosovës jo pengim I Kosovës në planin e jashtëm edhe kthim i Listës Serbe në institucione që do të ishte diçka e kuptueshme në frymën e një mirëkuptimi të brendshëm dhe regjional”, u shpreh Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I ZHVESHUR" NGA KOSTUMI I MINISTRIT/ Blendi Klosi tregon pengun e tij më të madh (VIDEO+FOTO)
Previous article Sekuestrohet 200 KILOGRAME DROGE në Lezhë/ Policia KAP "MAT" katër persona, nga Fushë-Kruja në Mamurras... (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT