• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Çuna na vranë”! Si ndodhi atentati në Lushnje, kalimtari i shpëtoi mrekullisht vdekjes
Home
Aktualitet

“Çuna na vranë”! Si ndodhi atentati në Lushnje, kalimtari i shpëtoi mrekullisht vdekjes

12 October, 2017 K.editor Aktualitet

Një burrë i ka shpëtuar mrekullisht breshërive të kallashnikovit në atentatin e djeshëm në Lushnje që i mori jetën dy të rinjve dhe la të plagosur një person të tretë. Një plumb e preku atë në këmbë.
Por Bujar Turku, është jashtë rrezikut për jetën. Burri po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambient në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur “Ura e Perroit”.

Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme. Aty ku pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule.

Shoku i tyre Marius Xhepexhiu i cili mbeti i plagosur ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve.

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 min para se te ndodhte masakra

Zamiri Latifi thirri, “çuna na vranë”. Të gjithë u ngritën nga karriget, por pa shpëtim. Njëri nga autorët që sipas policisë dyshohet Laert Haxhiu doli jashtë Benzit dhe qellonte me breshëri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës.

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe automjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idenë për të shpëtuar gjurmë.

Hetusit besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët demostruan egërsi, kishin për qellim t’i vrisnin të gjithë. Ishin të stëvitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maratona e Tiranës, njihuni me VIP-at që do të marrin pjesë
Previous article Fakte që nuk i dinit mbi shëndetin e spermës

K.editor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT