Të gjithë me xhupa dhe të mbërthyer deri në grykë, por kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se nuk pyet për të ftohtin që ka përfshirë vendin tonë këto dy ditët e fundit.
Nga Lushnja, në një takim elektoral me simpatizantët e LSI, Kryemadhi është shfaqur me mëngë të shkurtra teksa ka mbajtur një fjalim të fortë që ka elektrizuar të pranishmit.
Kryemadhi tha se 25 prilli do të sjellë ndryshimin, ndaj i bëri thirrje të gjithëve të votojnë nurmin 6, LSI-në.
“Sot mendonim që do binte shi, por dhe Zoti e do LSI, e hapi qiellin. Herë pas here duhet të kthejmë kokën pas për të parë ku ishim e ku jemi, për të kuptuar kush të suporton dhe të do me të vërtetë. Ndryshimi nuk vjen duke i bërë elozhe politikës së vjetër dhe duke u përkëdhelur te kryetarët e partive, ndryshimi vvjen te fëmija ynë, tek shtëpia jonë, tek toka jonë”, u shpreh Kryemadhi.