• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çudit Delinda Zhupa, së shpejti i “lidhen” këmbët
Home
Showbiz

Çudit Delinda Zhupa, së shpejti i “lidhen” këmbët

7 November, 2017 ambra.sk Showbiz

 Që kur Desantini, djali i aktores së njohur të humorit Delinda Zhupa, ka ardhur në jetë, për të dhe partnerin e saj Eldo Disha, jeta ka marrë rrjedhë tjetër. Si për të gjithë prindërit e rinj, edhe për Delindën e Eldon, prioritetet ndryshuan, sepse Desantini është ai që meriton më shumë vëmendje.


Megjithatë, aktorja u kthye shumë shpejt në punë dhe po kaq shpejt e mori veten edhe fizikisht. Disa kilogramë të shtuar, sidomos në muajin e fundit të shtatzënisë, pasi filloi puna, u zhdukën dhe në vetëm pak muaj, Delinda është me të njëjtën peshë si para shtatzënisë.

Lidhja me Eldon, bashkëjetesa dhe më vonë edhe lindja e djalit erdhën në një kohë relativisht të shpejtë, por çifti nuk i kanë lënë mënjanë planet për të bërë dasmë. Prej kohësh, Delinda dhe Eldo kanë menduar që të organizojnë një ceremoni për veten e tyre dhe për miqtë e ngushtë.

Këtë, aktorja e ka konfirmuar edhe pasditen e sotme, e ftuar në Pop Culture. Duke folur për ndjesitë si nënë, emrin e veçantë të të birit, marrëdhënien me bashkëshortin, por edhe profesionin e saj, Delindja tha ndër të tjera se shumë shpejt, ajo dhe Eldo kanë plane për veten.

Lindja e Desantinit i la mënjanë planet e çiftit për martesë. Zyrtarisht, ata janë të martuar, por Delinda ka dëshirë që ta veshë fustanin e bardhë. E pyetur se kur do të ndodhë kjo, aktorja thotë: “E kemi në plan, do të ndodhë shumë shpejt”,– thotë ajo për dasmën, por pa zbuluar më shumë detaje për kohën kur do të bëhet ceremonia: “Po presim të rritet edhe pak Desantini”
Pak kohë më parë, përveç punës në “Portokalli”, Delinda së bashku me bashkëshortin kanë hapur edhe një biznes  në Tiranë, një studio multiartistike në tri disiplina. Çifti japin kurse për fëmijë në aktrim, pikturë dhe balet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkodër/ Sekuestrohen drogë e makina luksoze, 4 të arrestuar (Emrat)
Previous article Shqipëria emëron ambasadorin e saj pranë FBI

ambra.sk

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT