• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUDIT Çim Peka: Nga sot e tutje, Berisha do marrë “drejtimin” e PD. Ramës t’i lënë afat…
Home
Politikë

ÇUDIT Çim Peka: Nga sot e tutje, Berisha do marrë “drejtimin” e PD. Ramës t’i lënë afat…

31 August, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi i portalit të familjes Berisha, Çim Peka, thotë se i vetmi lajm nga Kongresi i PD, është rikthimi i Sali Berishës.

Sipas tij, nga sot e tutje ai do të jetë më aktiv se kurrë në PD, ndryshe nga sa ka bërë këto tetë vite.

“Basha nuk ka prurje, ka bërë diçka që duhet ta kishte bërë me kohë. Ka vënë katër kryetarë, ka dhënë mundësi promovimi për figura brenda PD-së, gjë që s’e kishte bërë më parë.

Numri i funksioneve që ka shpërndarë Basha është gati sa numri i deputetëve të opozitës, iu ka dhënë të gjithëve diçka.

Po rregullon disi mënyrën e promovimit të opozitës, gjë që nuk e ka bërë në 8 vite, teksa në aq kohë nuk ka promovuar thuajse asnjë figurë. Nuk ka prurje të reja në ekipin e tij.

S’ka bërë gjë ndryshe nga se ka bërë Rama, ndryshe nga se ka bërë partia e Fatos Nanos me 5 nënkryetarë, ndryshe nga se bënte e Berishës, me sekretar të përgjithshëm që ishte realisht me peshë, Basha uroj ta ketë bërë tani.

Lajm është që Berisha do jetë aktiv në jetën politike të PD-së. Kjo është ndryshe nga se ka bërë në tetë vjet, kur ka qenë denoncues dixhital shumë aktiv. S’ka qenë Berisha pjesë e vendim-marrjes së Bashës në tetë vjet“, ka thënë Peka.

Peka thotë se Berisha ka heshtur në tetë vjet pa e thënë hapur mendimin e tij e prandaj duhet të jetë një zë i rëndësishëm brenda PD-së.

“Berisha ka qenë pjesë e PD-së pa e thënë mendimin e vet. Në tetë vjet vendimet i ka marrë Basha. PD ka nevojë për një gjë, Sali Berisha ose duhet të jetë ose nuk duhet të jetë. Edhe brenda PD-së, edhe pa e thënë mendimin e tij, kjo nuk shkon.

Nëse kritikët e Berishës do të kishin diçka të drejtë ndaj tij, do të ishte kjo. Zoti Berisha ka qenë pjesë e PD-së, pa e thënë mendimin e vet çfarë ka menduar në tetë vjet e shumë veprime të Lulzim Bashës janë lënë të kuptohen nga Basha që janë vendime të Berishës, por në fakt janë vendime vetëm të Lulzim Bashës.

Vendimet s’mund të merren më personalisht e me emrin e Berishës e këtë gjë ka vendosur të bëjë Berisha.

Sali Berisha duket se ka vendosur ta thotë mendimin e vet, do jetë pro apo kundër vendimeve që do merren, por të paktën mendimi i tij do të dihet, se në tetë vjet është lënë të kuptohet se është dakord Berisha, ndërsa vendimet i ka marrë Basha.

Opozita e Bashës ndaj Ramës është dështim spektakolar, sepse Rama falë kësaj opozite ka sot mandatin e tretë.

Rama nuk është i pathyeshëm, por është aty ku është vetëm për këtë opozitë. Kësaj opozite nuk i duhet magji, por duhet vendosmëri dhe t’i lërë afat Ramës. Këtij njeriu pa moral, këtij njeriu i lihet afat, por a është Basha njeriu i afateve, këtë gjë nuk e them dot”, tha Peka.

Ajo që nuk shpjegoi ai, është fakti përse Sali Berisha vendosi tani që po vete 80 vjeç, të rikthehet protoagonist në PD.

Por, arsyet i dinë të gjithë në fakt!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA KA FANTAZI/ Ja si ndryshon formacioni i Kombëtares me Nedim Bajramin
Previous article VODHI DY HERË ILAÇET NË FARMACINË E SPITALIT NË KORÇË/ Infermieri i apasionuar pas video-live në "Facebook", qahej për...

s.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT