• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇUDIT 74-vjeçari, kërkon grua: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë
Home
Sociale

ÇUDIT 74-vjeçari, kërkon grua: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë

11 March, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

Pëllumbi, një 74-vjeçar nga Vlora, kërkon të lidhet me një grua nëpërmjet televizionit.

Pëllumbi tregon se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.

“Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë.

Në 4 Dhjetor të 2006-ës, gruaja ime pësoi një infrakt në punë dhe vdiq, kjo ishte vdekje dhe për mua sepse unë atë e kisha prej 40 vjeçe, bashkëpunëtore dhe grua të mirë. Ajo ishte gjithçka për mua. Që nga ajo kohë, e deri më sot, unë vij muaj për muaj dhe e vizitoj varrin e saj, e pastroj, e rregulloj.

Vetmia është shumë e rëndë, nuk mund ta mendoj asnjë njeri se sa e vështirë është vetmia. Ajo të shkatërron nga nervat, të shkatërron trupin, të shkatërron shëndetin, të bën gjithçka të keqe nëpërmjet streseve që fiton. Unë që kam pasur një grua shumë të mirë, kam pasur një jetë shumë të mirë dhe duke krahasuar atë jetë më të tanishmen, jam shumë i shqetësuar.

Mirëpo fuqi kam akoma, mundësi kam akoma. Perëndia na e ka dhënë jetën, ajo na e merr. Unë kërkoj që të njihem me një grua. Të jetë 60-65 vjeçe, të gëzojë shëndet. Dua që të jetë e ndershme, e sinqertë ashtu siç jam unë. Nga ana ime do të ketë të gjithë shërbimet që i nevojiten një njeri e do të jemi përkushtuar ndaj saj, këtë gjë kërkoj dhe nga ajo. Mundësisht të ketë arsim të lartë, të komunikojë e të merremi vesh për medimet e njëri-tjetrit dhe të jemi në gjendje që të kuptohemi”, shprehet ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI/ Si agjentët e SHISH informonin grupet kriminale në Britani dhe vrasja e anëtarit të klanit Kastrati
Previous article U RAPORTUA E ZHDUKUR NGA TËRMETI TRAGJIK/ Reagon për herë të parë aktorja turke

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT