• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUDIRA SERBE/ Daçiç i paqartë: Edhe “pro dialogut” edhe “luftë diplomatike” kundër Kosovës
Home
Rajon

ÇUDIRA SERBE/ Daçiç i paqartë: Edhe “pro dialogut” edhe “luftë diplomatike” kundër Kosovës

14 January, 2020 k.autor Rajon

Gjatë ditës së sotme, në një pritje të organizuar në MPJ të Serbisë, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë sot se ruajtja e integritetit territorial do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror dhe se shpreson që Kosova e Serbia, do të kthehen në tavolinën e dialogut gjatë këtij viti.

“Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës, për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia.

Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu, për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”, tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë se “argumentet e Serbisë dhe qëndrimi parimor kanë ndikuar që vitin e kaluar edhe pesë shtete të tjera anëtare të OKB-së të tërheqin vendimet e tyre të mëparshme për njohjen e Kosovës (Palau, Togo, Afrika Qendrore, Gana dhe Nauru)”.

“Pra, deri tani gjithsej 17 shtete kanë tërhequr vendimet e mëparshme, kurse në Kombet e Bashkuara tash ka më shumë vende që nuk e njohin Kosovën, sesa që e njohin. Një qëndrim i tillë në bashkësinë ndërkombëtare, në një formë edhe më të theksuar, u demonstrua edhe nga përpjekja e re e Prishtinës, për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në Kili gjatë tetorit, kur tërhoqi kandidaturën e saj, duke u përballur me edhe më shumë kundërshtarë të këtij anëtarësimi”, tha Daçiç.

Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.

‘Shpresoj që gjatë këtij viti të kthehemi në dialog dhe se do të arrijmë të kompensojmë kohën e humbur. Por unë e përsëris se, Serbia nuk është e vetme në këtë proces dhe nuk varet e gjitha nga ne dhe gatishmëria jonë e qartë për bisedime”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOZZIK 24 ORË NË KËMBË"/ Loredana flet për shtatzëninë: Kam qenë katastrofale (FOTO)
Previous article "JEMI MË TË MIRË SE ATLETIKO"/ Ja si Zidane karikoi futbollistët e Realit: Mbi të gjitha...

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT