• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇUDIA”/ Si u skualifikua nga tenderi i rrugëve kompania me ofertën 16 milionë lekë më të ulët! Fitoi…
Home
Sociale

“ÇUDIA”/ Si u skualifikua nga tenderi i rrugëve kompania me ofertën 16 milionë lekë më të ulët! Fitoi…

14 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021, dëmi financiar në buxhetin e shtetit për shkak të shkeljeve dhe parregullsive, vlerësohet 616 milionë euro. Një pjesë e mirë e kësaj shume, lidhet me shpërdorimin ose parregullsitë në prokurimet publike.

Në fakt, tenderat kanë qenë gjithmonë një “njollë e zezë” në biografinë e administratës shqiptare dhe procedura e tyre, lidhet jo rrallë me detaje të dyshimta. Nuk përjashtohet që në këtë vend të ndodhin prokurime publike të rregullta dhe konform ligjit. Por, siç thotë italiani: A pensare male si fa peccato, ma spesso ci si azzecca. Të mendosh keq (negativisht) është mëkat, por shpesh ia qëllon të vërtetës.

Meqë jemi tek tenderat, një shembull interesant është tenderi për rikonstruksionin e dy rrugëve në Spitallë të Durrësit, njëra prej të cilave quhet “Miqësia”.

Meqë jemi tek tenderat, një shembull interesant është tenderi për rikonstruksionin e dy rrugëve në Spitallë të Durrësit, njëra prej të cilave quhet “Miqësia”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zhvilluar “minikonkursin” me fondin limit 84 milionë lekë të reja pa TVSH. 24 kompani, disa prej tyre ndër më të njohurat në vend kanë dhënë ofertat e tyre që variojnë nga 99 milionë lekë, pra mbi fondin limit, deri në 67 milionë lekë.

Pa gjejeni pak kush fitoi?

Një kompani që ka ofruar 83.6 milionë lekë, pra që ka garuar me rreth 99% të fondit limit të përcaktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Çudia nuk përfundon këtu.

FSHZH ka skualifikuar disa oferta, mes tyre edhe ato që kanë qenë mbi fondin limit. E kuptueshme.

Por, njëkohësisht është skualifikuar edhe një ofertë 67 milionë lekë. Përse? Sepse komisioni ka vlerësuar (i është mbushur mendja) se oferta është dukshëm më e ulët se fondi limit prej 84 milionë lekësh. Dhe sipas vlerësuesve kjo nuk është normale dhe kompania meriton skualifikim nga gara.
Sipas njoftimit publik, të publikuar edhe në buletinin e APP, bashkimi i kompanive BOE “Alb Tiefbau”, etj. janë skualifikuar sepse nuk e kanë argumentuar me shkrim, se përse kanë konkurruar me një shumë të ulët.

Në fakt, në Shqipëri është bërë zakon që firmat i fitojnë tenderat me 99% të vlerës fillestare. Ndaj, ato kompani që garojnë me rreth 80% të fondit limit, as merren parasysh për t’u kualifikuar. Pra, oferta e tyre nuk vlerësohet profesionalisht, sepse kompania duhet të argumentojë pse garon me ofertë të ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Dalin sërish pula të ngordhura në bregdetin e Shëngjinit, thesi me shpendët del në sipërfaqe
Previous article STRAKOSHA "TRADHTON" IGLI TAREN/ Gardiani kuqezi e mbyll me Lazio-n, “fluturon” drejt Anglisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT