• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇUDIA/ Mur mes shkollës dhe varreve, bashkia premton izolim brenda vitit (VIDEO)
Home
Sociale

ÇUDIA/ Mur mes shkollës dhe varreve, bashkia premton izolim brenda vitit (VIDEO)

10 March, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Varrezat dhe shkollen “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe në Babrru I ndan nje murr rrethues, por qe nuk e pengon aspak fushepamjen nga klasat.

Pjesë e njësisë administrative Paskuqan, varrezat janë ndërtuar në vitin 1997, 21 vite më parë, ndërsa shkolla, 2 vite më vonë. Për drejtuesit e shkollës, këtë problem shumë vjeçar e kanë njohur edhe organet përgjegjëse, por ai që refuzon zgjidhje sipas tyre është pushteti lokal, bashkia Kamëz.

“Ngritja e murit rrethues me rreth 2 meter, mbjellja e pemeve të larta ose zhvendosja e shkollës. Nga pushteti qëndror është premtuar dhënia e fondit për ndërtimin e një shkolle të re, por nga pushteti lokal përgjigja ka qenë : nuk kemi vend konkret ku ta ndërtojmë shkollën”, thotë Maliq Qoku, nëndrejtor i shkollës “Tahir Sinani”.

Një ditë pas transmetimit të lajmit në Top Channel, reagon Bashkia Kamëz, e cila hedh poshtë argumentin e drejtuesve të shkollës.

“Muri real që është pjesa rrethuese e parcelave do të ngrihet në ato nivele që s’do të jetë kërcënim vizual për nxënësit. Ndërsa për pjesën e ambientit që ka komunikim pamor me parcelat do të jetë totalisht e izoluar dhe nuk do të ketë fushëpamje për këtë ambient. Shpresojmë që të jetë brenda 2018 por brenda vitit do të bëhet realizimi i projektit”, thotë Artan Dervishi, Bashkia Kamëz.

Sipas Dervishit, dritaret që kanë pamje të drejtpërdrejtë nga varrezat do të vishen me xhama akulli, për të fshehur dukjen e parcelave. Megjithatë, kjo nuk është zgjidhje, pasi siç treguan edhe vetë mësuesit për Top Channel, një ditë më parë, askush nuk mund të ndalojë njerëzit të qajnë të familjaret e tyre, vajtime që nxënësit do t’i dëgjojnë sërish, edhe pas këtij investimi./TCh

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Robbery”si në kohët e vjetra dhe tripletë e Lewa-s, Bayern “fundos” Hamburgun
Previous article Duro: Tri ndeshje me Laçin, e njëjta histori me gjykimin…

luljetaautor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT