• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇUDIA/ Euro zhvlerësohet, çmimet e ushqimeve dhe mallrave rriten
Home
Ekonomi

ÇUDIA/ Euro zhvlerësohet, çmimet e ushqimeve dhe mallrave rriten

11 May, 2018 F.autor Ekonomi

Muaji prill ka vazhduar me rritje të çmimeve për një pjesë të mirë të mallrave të shportës, duke e çuar inflacionin në 2,1 për qind.

Instituti i Statistikave shpjegoi se ndikimin më të madh në rritjen e përgjithshme të çmimeve e dhanë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe ujit. Krahasuar me tendencën e çmimeve të një viti më parë, sipas Institutit të Statistikave inflacioni u rrit me 0,2 për qind nga 1,9 për qind që ishte në 2017.

Krahasuar me çmimet e muajit mars, inflacioni është 0,1 për qind më i lartë. Rritja e inflacionit vijon të shënohet në një kohë kur euro është zhvlerësuar.

Zhvlerësimi i euros ka sjellë efekte negative te eksportuesit, pasi çmimet e tyre janë ulur, ndërsa për importet ato bëhen më të lira në periudhën që euro ka pësuar rënie. Rënia e euros nuk ka sjellë rënie të çmimeve, çka do t’u jepte mundësi konsumatorëve të zëvendësonin blerjen e produkteve më të shtrenjta me produktet më të lira, që vijnë nga importi.

RRITJA E ÇMIMEVE

Rritja e çmimeve të përgjithshme për muajin prill ishte 2,1 për qind. Ndikimin më të lartë në këtë rritje të çmimeve e kanë dhënë ushqimet, uji dhe qiratë. Instituti i Statistikave raporton se rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2 për qind. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,52 për qind.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me 0,12 për qind. Rritje çmimesh kanë pësuar edhe grupi i “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,06 për qind secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 për qind. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 për qind. Edhe çmimet e grupit “Shëndeti” u rritën me 0,01 për qind.

Ndërsa ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin prill 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,4 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7 për qind, pasuar nga nëngrupet “Fruta” me 9,9 për qind, “Peshk” me 2,7 për qind etj. Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit “Kafe, çaj dhe kakao” u ulën me 1,6 për qind pasuar nga “Sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 0,7 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 vjeç kampion bote? Maradona e kishte parashikuar: Dy ëndrra kam... (VIDEO)
Previous article Gjoka si Qarri, mesazh prekës lojtarëve para ndeshjes me Partizanin

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT