• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ç’të bësh kur dikush thotë, kam nevojë për më shumë hapësirë
Home
Lifestyle

Ç’të bësh kur dikush thotë, kam nevojë për më shumë hapësirë

27 November, 2017 Ina.Autor Lifestyle

Është një rrëfim i vjetër sa vetë koha: ti njeh dikë, kimia është fantastike, kështu marrëdhënia juaj lulëzon. Keni një ndjesi të mirë për këtë marrëdhënie. Deri kur dëgjohen ato pesë fjalët që ndryshojnë gjithçka: “Kam nevojë për më shumë hapësirë”.

Askush nuk dëshiron të dëgjojë: “Dua hapësirë”. Tingëllon si puthja e vdekjes në botën e marrëdhënieve. Çfarë domethënë ekzaktësisht? Më pak mesazhe? Më shumë net pa njëri-tjetrin? A është ndarje? Ja si duhet të reagoni kur e dëgjoni:

Dëgjoni me kujdes dhe kuptoni Përse-në
Kur dëgjoni këto pesë fjalë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është që të dëgjoni atë që po thotë partneri. Kuptoni arsyen pse do hapësirë, ka lidhje me ty, është i/e zënë në punë, apo është duke ndodhur diçka në jetën personale? Dhe më e rëndësishmja, respektoni kërkesën që bëjnë. Debatet, hedhja në mbrojtje nuk të shpien askund.

Jini realistë
Kini kujdes dhe jini realistë për situatën. Ka një dallim kur dikush që e njihni prej pak javësh kërkon hapësirë, dhe dikush që keni marrëdhënie ekskluzive kërkon hapësirë. Është një gjë nëse keni dalë vetëm disa herë. Nëse është e fejuara, është gjë krejt tjetër. Sa më e shkurtër marrëdhënia, aq më pak duhet të protestoni.

Falënderojini sepse janë të ndershëm
Me rritjen e teknologjisë sot, komunikimi i marrëdhënieve është zhvendosur online. Është e kollaj për njerëzit që thjeshtë të zhduken, e as të mos të shkruajnë një mesazh. Kështu që, nëse dikush vendos t’ju thotë se do hapësirë, është më mirë se të mos jua thotë fare. Edhe pse nuk është lajm i mirë, është gjithsesi më mirë se t’ju lënë në errësirë, duke vrarë mendjen pse ndryshuan gjërat.

Respektoni dëshirat e tyre
Kur ju thonë dua hapësirë, jepjani hapësirën. Mos u përpiqni t’u ndryshoni mendjen. E dimë që është tunduese të kërkoni përgjigje apo justifikime për sjelljen tuaj, por mos e bëni. Do i përkeqësojë gjërat.

Merr edhe vetë pak hapësirë
Të gjithë e bëjnë, apo jo? Në vend të vrisni mendjen përse partneri kërkon hapësirë, merrni një fletë nga libri i tyre dhe merrni vetë pak hapësirë. Gjeni një hobi të ri, takoni miq, apo përkushtojuni seriozisht vetes. Mund ta shihni edhe marrëdhënien tuaj në një dritë të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputeti socialist "mesazh" Berishës për një avion me drogë në port
Previous article Emërimi i Visho Ajazit si ambasador, deputeti demokrat: Rama hoqi dorë nga e kërbaçi dhe kaloi te kulaçi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT