Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë 2017, të pestin në karrierën e tij, duke u barazuar kështu me Leo Messin. France Football për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë. Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar. Ronaldo tashmë ka fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj. Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës.


