• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Credins Bank mbështet INNVEST Summit 2021
Home
Ekonomi

Credins Bank mbështet INNVEST Summit 2021

30 September, 2021 F.autor Ekonomi

Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçante të startup-ve, investitorëve, korporatave, drejtuesve e partnerëve, një aktivitet mjaft i rëndësishëm në fushën e inovacionit në Shqipëri i cili do të bëjë bashkë mbi 35 investitorë që do ndajnë historitë e tyre frymëzuese si dhe 10 ide inovatore që do të prezantohen përballë investitorëve engjëj. Një event ku do ekspozohen inovacionet më të fundit të korporatave, si dhe një vendtakim ndërmjet startupe-ve dhe investitorëve për të krijuar një komunitet global të inovacionit dhe digjitalizimit.

Ky bashkëpunim është i lidhur ngushtësisht me objektivat strategjike të bankës Credins për një transformim drejt inovacionit dhe teknologjisë për të sjellë një mënyrë të re të përdorimit të bankës në linjë me ndryshimin e sjelljes konsumatore dhe zhvillimeve të vazhdueshme që po ndodhin sot në botë dhe duke e konsideruar adaptimin si një pikë kritike për rritjen e mëtejshme të biznesit tonë dhe për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimit ndaj klientëve.

Fabiola Duro, organizatorja e këtij eventi thotë: “Jam shumë e nderuar të mirëpres Bankën Credins në INNVEST Summit 2021. Kjo bankë ka demostruar pasion dhe dedikim në mbështetje të bizneseve, të rinjve të talentuar dhe të ideve startup”. Përfaqësuesit e bankës Credins thonë: “Jemi krenarë që jemi në partneritet me Invest Summit 2021, pasi ata ndajnë pasionin tonë në mbështetje të biznesit dhe inovacionit që është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”.

Padyshim, ky është nje vit mjaft i vështirë për çdo biznes, ku në kohëra kaq sfiduese që po kalojmë, biznesi dhe startup-et vazhdojnë të ecin me projekte ambicioze. Së bashku me INNVEST Summit, ne do mbështesim këto ide inovatore dhe ata që i kanë krijuar dhe zhvilluar për ti vënë më tej në jetë. Si pjesë e startegjisë tonë për të mbështetur inovacionit, Banka Credins do jetë prezente në panairin digjital me bankën lëvizese, por dhe duke promovuar mjaft projekte të finalizuara me sukses si: dega SMART, aplikacioni Credins Online, aplikimi online për shumë produkte dhe shërbime bankare, platforma crowdfunding Smile.al etj. të cilat shërbejnë si një shtysë, transferim njohurish dhe trajnim digjital për çdo klient të bankës drejt të bërit online të biznesit, në linjë me zhvillimet që po ndodhin kudo në botë.

Credins Bank e ka shoqëruar rrugëtimin digjital duke mbështetur mjaft projekte inovative për të rinjtë e talentuar në fushën e tekonolgjisë duke i punësuar apo alokuar çmime të ndryshme dhe do mirëpresim çdo ide apo projekt inovativ të lidhur me industrinë bankare.

Ndaj, jemi sot mbështetës të INNVEST Summit 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha në rajon.

Merrni më shumë informacion nga ekipi i INNVEST në [email protected].

Ky event do mbahet tek Ar Turbine, në 7 Tetor, ora 9:30. Ju mirëpresim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NIKO DOVANA" DO TË BËHET ME TAPET TË RI/ Teuta ndërron fushën, ja cila pritet të jetë “shtëpia” provizore...
Previous article PRANË "DIVORCIT" ME BARCELONËN/ Zbulohet arsyeja pse Laporta nuk mundet të shkarkojë Koeman...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT