• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’po përgatit Moska në Ballkan? Putin dërgon njeriun më të fortë të tij
Home
Rajon

Ç’po përgatit Moska në Ballkan? Putin dërgon njeriun më të fortë të tij

26 October, 2017 Editor Breaking News, Rajon

Vladimir Putin ka dërguar në një vizitë urgjente, gati sekrete ministrin e tij të Mbrojtjes Sergej Shogu në Beograd, në një mision special, që duket se ka qenë edhe shkaku zyrtar i  rritjes së toneve të Uashingtonit ndaj Serbisë.

Por situata duket më e komlikuar se kaq. Sputnik thekson se Shogu ka mbërritur pikërisht për qendrën e Nishit. Ai i ka dorëzuar Vuçiçit një mesazh special për njësinë më të rëndësishme të Moskës në rajon, që ajo po e mbron me fanatizëm, edhe pse deklaron se është thjeshtë një “kapanon me zjarrëfikës”.

Ndërkaq Moska zyrtare është shprehur e shqetësuar shumë ndaj ultimatumit të Hoyt Brian Yee, zyrtari më i lartë i DASH për Ballkanin, i dhënë gjatë një vizite të tij në Beograd.

Siç bën të ditur portal i Kremlinit Sputnik, në një komunikatë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka cilësuar si “provokacione” deklaratat e Yee, kryesisht kërkesën e prerë të tij, që Beogradi duhet të zgjedhë tani se ke më të qëndrojë.

“SHBA i kërkoi Beogradit që të jetë partner me Bashkimin Europian dhe jo me Rusinë, duke shkelur kështu çdo logjikë normale të sjelljes diplomatike.

I kujtojmë SHBA se nuk është anëtar i BE-së, ndërsa kërkesa që të hiqet statusi diplomatik për punonjësit e Qendrës Humanitare të Nishit, është provokacion i pastër”, thekson Ministria e Jashtme e Rusisë.

Më pas Moska ka akuzuar Uashingtonin që pas bombardimit të Serbisë në vitin 1999, municionet me përmbajtje uraniumi janë lënë gjithandej duke shkaktuar problem të mëdha ambjentale. Dhe pikërisht për këtë, sipas rusëve ka qenë edhe arsyeja e instalimit të qendrës së Nishit.

Por në fakt, kjo është vetëm pjesa në dukje e problemit, sepse siç mësohet nga mediat serbe Uashingtoni i ka kërkuar më shumë se kaq Aleksandër Vuçiçit, se sa u tha publikisht.

Siç bën të ditur Veçernije Novosti, Hoyt Brian Yee, ka kërkuar që menjëherë, punë muajsh, të shpallet vendimi i Prokurorisë dhe të çohet në gjykatë akuza për oficerët e lartë të Ministrisë së Jashtme serbe që kanë vrarë Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyqin, të cilët pasi u morën peng në vitin 1999 në kufirin me Serbinë, ata u ekzekutuan në një bazë të policisë serbe.

Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë edhe agjentë sekretë rusë.

Pikërisht kjo duket se është kleçka që mund të komplikojë gjithçka dhe që SHBA po këmbëngul që çështja të dalë në dritë, duke bashkëpunuar në hetime.

Vellëzërit Bytyqi, ishin ushtarë të UÇK-së, porn ë kohën kur u morën peng ata po ndihmonin disa romë që të kalonin kufirin pa u ngacmuar nga popullsia shqiptare, që kishte krijuar një lloj antipatie për shkak të bashkëpunimit me policinë serbe.

Vëllezërit Bytyqi ishin edhe shtetas amerikanë, dhe kjo duket se tregon edhe ngulmimin e madh të Uashingtonit për ta zbardhur çështjen,

Por nëse del që shërbimet ruse kanë qenë të implikuara në këtë incident, atëherë situate bëhet më e rëndë, pasi rrëzohet publikisht reputacioni “paqesor” që Rusia kërkon të tregojë vazhdimisht në rolin e saj ndërkombëtar.

Megjithatë siç bën të ditur Veçernie Novosti, Vuçiç duket se ka qenë mjaft i irrituar nga isistimi i zyrtarit të lartë të DASH, pasi i ka thënë Hoyt Brian Yee: “Para 9 vjetësh nuk u nxituat kaq shumë por shkuat e njohët pavarësinë e Kosovës. Tani do ta prisni pak sat ë rregullojmë situatën nuk mund ta zgjidhim për dy ditë”.

Por Yee ka qenë i prerë: Konflikti me Kosovën duhet të mbyllet tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE-Investimet e huaja në vend/ Ahmetaj: Të krijojmë një trag të hapur rajonal
Previous article Mbreti i Spanjës shpallet person non-grata në një qytet të Katalonjës

Editor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT