Duket se gazetari Ylli Rakipi, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme emisionin e fundit “Të paekspozuarit” në televizionin Top Channel, duke mbyllur kështu aventurën e tij në këtë television.
“Ky ishte emisioni i fundit.
Faleminderit që na keni ndjekur bashkë me ato probleme që mund të kemi pasur.
Gjithsesi Ju faleminderit! Natën e mirë”, u shpreh moderatori në fund te emisionit.
Nuk dihet nëse ky ishte emisioni i fundit për këtë edicion, apo Rakipi nuk do të shfaqet më në TCH.
Ditët e fundit në media është folur se në këtë televizion do të kalonte Blendi Fevziu, dhe nëse kjo do të ndodhte, emisioni i Rakipit ose do të spostohej në një ditë tjetër, gjë që vështirë se do të pranohej nga ai, ose do të mbyllej.
Megjithatë, Fevziu duket se do të qendrojë tek TV Klan dhe Ben Blushi me lëvizjet e tij, jo vetëm që nuk arriti të sjellë Fevziun në TCH, por me sa duket mund të humbasë dhe Rakipin.(TemA)