• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇPO NDODH?/ Prapaskenat e “betejës për Tahirin” si luftë për të rrëzuar Edi Ramën. Sa dorë ka Athina?
Home
Shqipëri

ÇPO NDODH?/ Prapaskenat e “betejës për Tahirin” si luftë për të rrëzuar Edi Ramën. Sa dorë ka Athina?

21 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Rajon, Shqipëri

E ashtuajtura “Beteja për Saimir Tahirin”, duket se nuk është dhe nuk ka qenë një luftë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, sesa një përleshje e dytë pas asaj para zgjedhjeve për largimin e Edi Ramës.

Kjo nuk u vu re vetëm në mobilizimin e opozitës, me të gjitha forcat centrifugale kundër kryeministrit, që nga Koço Kokëdhima e deri te Vangjel Dulja, apo edhe në rrreshtimin politik të Prokurorisë, jo vetëm në objekt, gjuhë, por edhe në përbërjen e grupit që mbronte akuzën.

Duket se më shumë sesa interesi për të vërtetën e lidhjes së Saimir Tahirit me bosët e krimit të organizuar shqiptar, po prevalon përpjekja për ta vënë Edi Ramën në një qoshe, për të ndryshuar qeverinë dhe për të ngritur një “kabinet të ri qeveritar antimafia”.

Këtë e tha qartazi edhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, në ceremoninë e bashkimit të opozitës.

Por lufta për të rrëzuar Ramën që u riaktivizua pikërisht atëherë kur ai u duk më i fuqishëm se kurrë dhe ku do të qeveriste vetë “me 1 timon”, duket se nuk është kufizuar brenda vendit, por edhe në ato qarqe ku Edi Rama deri dhe është “shkishëruar”.

Dhe nuk është e vështirë ta bësh identifikimin në këtë rast se bëhet fjalë për Athinën zyrtare.

Greqia, duket se përpara negociatave të nëntorit për çështjen e detit të cilat do të zhvillohen në Kretë ndërmjet Edi Ramës dhe Alexis Tsipras, kërkon ta dobësojë sa më shumë politikisht kryeministrin shqiptar, i cili deri pa shpërthyer rasti “Habilaj”, dukej më i paprekshëm se kurrë.

Rama i bëri konçension edhe Sofjes, duke e vendosur minoritetin bullgar në njohje zyrtare, me qëllim që ta përdorë presidencën bullgare të BE-së në 6 muajt e parë të 2018-ës.

E gjithë kjo manovër ka irrituar Athinën e cila priste të ishte  ajo aktori kryesor që lëvizte gurët në Bruksel për vendimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Përdorimi i vetos nuk është një manovër që do ta ndihmojë Greqinë, ashtu siç bëri me Maqedoninë kur nuk zotëronte gur tjetër në dorë.

Zyrtarët grekë po përdorin presionin për të marrë atë që dëshirojnë nëpërmjet lobimit me qarqe të ndryshme në Europë, ku sipas burimeve ka pasur një akord me Italinë në mënyrë që pozicioni i Shqipërisë të dobësohet para negociatave të Kretës.

Nuk është pak: bëhet fjalë për një sasi e madhe gazi që fshihet në nëntokën e detit Jon, e cila natyrisht ka zgjuar edhe Romën, e cila e ka mbyllur me kohë marrëveshjen me Athinës; por që fati e ka sjellë që të jetë jashtë koordinatave për të cilat po bëhet lufta.

Rama duket se këtë çështje e ka mbyllur me amerikanët, ku në gusht bisedoi vetë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Nuk ishte e rastit që në ditën e kërkesës zyrtare për të arrestuar Saimir Tahirin, që Llalla e firmosi në një ditë pushimi zyrtar siç ishte ajo e Lumturimit të Nënë Terezës, pati dhe një deklaratë të ashpër të Athinës që lidhte Himarën me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm.

Duke reaguar pas kërkesës së Policisë Ndërtimore për të prishur disa shtëpi në Breg, ministria e Jashtme greke theksonte me një gjuhë aspak diplomatike se:

“Qëllimi është të zhduket prania historike e helenizmit në rajonin e Himarës. Janë të shumtë ata që thonë se ky akt synon të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri nga çështjet e mëdha politike që janë ngritur me trafikun e drogës. Shpresojmë që ky nuk është rasti”.

Por edhe Tirana i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë:

“Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit Rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane, përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës e bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë”.

Duket e qartë se është synuar një rrethim i Ramës si në kohën e çadrës, ku edhe nëse nuk do e rrëzonin dot, do mundeshin ta dobësojnë me qëllim që t’u japte palëve sa më shumë ata po kërkonin.

Në këtë rast, brenda vendit, Lulzim Basha kërkon që në kuadër të reformës territoriale të ndryshojë ndarjen nga e para të disa bashkive në vend, gjë së cilës i mëshon me këmbëngulje.

Dhe nga ana tjetër, në nëntor, Basha do të kërkojë një kandidaturë të Partisë Demokratike për drejtues të Prokurorisë Speciale.

Por Rama mësohet se i qëndron paktit të 17 majit: që PD të ketë Kryeprokurorin e ri, kurse mazhoranca të propozojë kreun e SPAK.

Ndërkaq, në planin e jashtëm, aktor është Athina që pret një Ramë më të dobësuar në Kretë. Këto ditë, media tabloide greke dhe dukshëm të lidhura me qarqe qeveritare, kanë bombarduar opinionin vendas me lajme që Edi Rama është “Don Korleone” i Shqipërisë.

Pra, tashmë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me një përlasje për Saimir Tahirin, por me një betejë për të rrëzuar Edi Ramën. /tesheshi.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sëmundet që na kanosen duke përdorur tualetet publike
Previous article Këtë herë e tepron, Klaudia Pepa nudo në vaskë

Redaktor1

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT