• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇPO NDODH?/ Krishtlindje të trazuara në Elbasan: Krisma armësh, makina të djegura dhe shpërthime…
Home
Sociale

ÇPO NDODH?/ Krishtlindje të trazuara në Elbasan: Krisma armësh, makina të djegura dhe shpërthime…

25 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Atentate, makina të djegura, eksplozive… Janë këto ngjarjet e fundit, aspak festive, që po shoqërojnë Elbasanin gjatë muajit të fundit.
– Gjithçka filloi me atentatin me armë zjarri  paraditen e së shtunës ku më vonë u mësua se shënjestër e këtij atentati ka qenë një prej pjestarëve të fisit Çapja.

Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip Benz, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët.
Kliko këtu për më shumë detaje mbi ngjarjen: 

Një tjetër ngjarje e rëndë e tronditi sërish Elbasanin, një ditë pas atentatit të “Çapja” ku gjatë natës në këtë qytet është djegur një makinë pa targa. 

  • Policia tha se bëhej fjalë për një ngjarje të qëllimshme, por ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me atë të ndodhur mëngjesin më para ku u qëllua me armë dhe u dogj një makinë e fisit Çapja.
  • Gjatë fundjavës që lamë pas ky ishte automjeti i dytë në pak orë që iu vu flaka në lagje të ndryshme të Elbasanit dhe që rezultojnë të vjedhur në Tiranë. Policia nuk ka dhënë detaje por po hetohet për t’u zbuluar se kush janë personat që i kanë vjedhur këto mjete dhe nga kush janë përdorur.
  • Por duket se në qytetin e Elbasanit festat kanë ardhur ndryshe nga herët e tjera. Si të mos mjaftonin atentatet, djegjet e makinave, pikërisht sot, ndodh një tjetër shpërthim brenda në qytet, fare pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
    Bëhet fjalë për një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur lagjen ’11 Nëntori’ rreth orës 20:00. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të plagosur. Edhe pse policia deklaron se shpërthimi nuk ka ardhur nga eksplozivi, por nga lëndë piroteknike (fishekzjarrë), ende nuk dihet i qartë shkaku kryesor.

Nesër është njoftuar se në Drejtorinë e Policisë së qytetit do të jetë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, që pritet të inspektojë punën e vartësve të tij dhe të inkurajojë me mbështetjen e tij, luftën kundë kriminalitetit që ka disa javë që ka ritrazuar Elbasanin. Qyteti duket se ka nevojë jo vetëm për një operacion të thellë antikrim që ti rikthehet qetësisë së dikurshme, por edhe rivendosjes së ekuilibrave të shprishur nga mosfunksionimi si duhet i agjensive ligjzbatuese ne zonë. Ndërrimi i viteve nuk po ndihmon me harenë e vet të natyrshme, që të dallohen qartë shpërthimet e festës nga ato të krimit. Ndoshta 2018 mund të sjelli lajme më të mira për qetësinë e trazuar në qytet.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mediat britanike “qeshin” me Ritën, fajin e ka dhembi i arit
Previous article Reaina pranë largimit nga Napoli, PSG-ja në 'pole position'

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT