Ka kohë që ai nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë ai vazhdon të jetë një ndër reperët më të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për reperin Cozman, i cili me muzikën që bën arriti të bëjë për vete mijëra fansa.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku Cozman shihet duke e puthur në faqe këngëtaren e njohur Big Mama.
Nga kjo mund të kuptojmë se dy artistët e njohur kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin dhe këtë më së miri e dëshmon ky imazh i publikuar.
Ndryshe, reperi i famshëm është tejet i komentuar për shkak të lidhjes që kishte me këngëtaren e njohur Tuna me të cilën përveç lidhjes kishin edhe disa projekte së bashku.
Që nga ndarja me Tunën, Cozman ende nuk është deklaruar për ndonjë lidhje të re.



