• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVIDI/ Qeveria heq kushtin e certifikatës së vaksinimit për të hyrë në kufijtë e Maqedonisë
Home
Rajon

COVIDI/ Qeveria heq kushtin e certifikatës së vaksinimit për të hyrë në kufijtë e Maqedonisë

19 April, 2022 F.autor Rajon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur sot për gjithë ata që hyjnë në territorin e shtetit të mundë të kalojnë pa treguar certifikatë të vaksinimit, shkruan Alsat.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend. Në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartë përmendura”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Paraprakisht, Qeveria miratoi heqjen e masës për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të shtëpive shëndetësore, farmacive, transportit publik dhe shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve për përkujdesje për personat me aftësi të kufizuara. Nga Komisioni për sëmundje infektive thonë se mbeten syçelë për ecurinë e pandemisë. Zëdhënësi i KSI-së bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë grupimeve familjare gjatë festës së Pashkëve dhe Bajramit.

“Vazhdojmë edhe më tej të heqim me kujdes masat restriktive, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike. Përderisa përkeqësohet kjo gjendje aktuale, sigurisht që ende ekziston mundësia që disa nga këto masa restriktive të shfuqizuara të kthehen sërish në zbatim”, u shpreh Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës i KSI-së.

Disa shtete fqinje gjithashtu janë duke e shqyrtuar heqjen e certifikatave të vaksinimit nëpër kufi. Në Greqi kjo masë është aktive deri në fund të prillit, nga që gjatë sezonit turistik do të pauzohet deri në shtator.

Në fqinjin lindor bullgar certifikatat nuk kërkohen që moti, gjithashtu as në Serbi nuk ju duhet të tregoni se jeni të imunizuar.

Aktualisht masa e certifikatës mbetet në Shqipëri, ku të liruar janë vetëm fëmijët nën 6 vjeç. Gjithashtu Republika e Kosovës vazhdon të kërkoj certifikatë vaksinimi ose PCR test negativ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Paloka: Konsultimet me Alibeajn, teatër! Rama e ka caktuar emrin, nuk bëhemi pjesë e…
Previous article NDODH NË TURQI/ Dënohet me burg reperi i njohur: Tekstet e tij kanë “inkurajuar përdorimin e drogës”

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT