• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI NË SHQIPËRI/ Gjashtë humbje jete në 24 orët e fundit. Ja çfarë ndodh me INFEKTIMET e reja
Home
Aktualitet
Kronikë

COVIDI NË SHQIPËRI/ Gjashtë humbje jete në 24 orët e fundit. Ja çfarë ndodh me INFEKTIMET e reja

21 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 566, nga 3677 testime të kryera.

Ndërkohë, 513 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki:
262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 566
Të shëruar në 24 orë 513
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3677

Testime totale 1,273,212
Raste pozitive 180,029
Raste të shëruara 170,730
Raste Aktive 6444
Humbje jete 2,855

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3208
Fier 778
Durrës 744
Shkodër 446
Elbasan 237
Korçë 185
Gjirokastër 181
Berat 175
Lezhë 172
Kukës 136
Vlorë 115
Dibër 67.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DO TË THOTË TË KALOSH 4 DITË TË "ÇMENDURA"? Ju prezantojmë Cole Palmer, talenti i ri i Guardiolas
Previous article KRITIKON TRAJNERIN SOLSKJAER/ Carragher: Ka qenë një budallallëk ajo që ka thënë, tifozët kanë patur...

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT