• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVIDI NË SHBA/ Rekord infektimesh, rishqyrtohen planet për rikthimin e nxënësve në shkolla
Home
Nderkombetare

COVIDI NË SHBA/ Rekord infektimesh, rishqyrtohen planet për rikthimin e nxënësve në shkolla

4 January, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me rritjen më të lartë të rasteve me koronavirus, nxënësit në të gjithë vendin po përballen me ndryshime të shpejta dhe të papritura që kanë për qëllim pëarandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Nxitur nga varianti Omiicron, numri mesatar i rasteve të reja me COVID-19 në SHBA është më shumë se 400 mijë në ditë, dyfishi i shifrës së para një jave dhe trefishi i të dhënave të para dy javëve.

Kjo ka bërë që zyrtarët e shkollave të rishqyrtojnë planet e tyre për rikthimin e nxënësve në klasa, pas pushimeve të dimrit, periudhë që përfshinte festimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Shkollat në Los Anxhelos nuk do të hapen deri më 11 janar, ndërsa nxënësit duhet të sjellin një test negativ për COVID-19 në mënyrë që të lejohen në mjediset shkollore.

Testimet janë të detyrueshme edhe për nxënësit në Uashington DC, ku mësimi rifillon të mërkurën. Shkollat në Çikago dhe Siatëll sugjerojnë që nxënësit të testohen para rikthimit, por testimi nuk është i detyrueshëm.

Shtimi i infeksioneve ka bërë që shumë shkolla të mos kenë një numër të mjaftueshëm mësuesish si dhe personelin e duhur për zhvillim të mësimit. Nisur nga kjo situatë shkollat në Miluaki, Klivland, Detroit dhe Filadelfia vendosën të rifusin në përdorim mësimin në distancë përmes internetit, sikur edhe është vepruar gjatë pjesës më të madhe të pandemisë.

Shtimi i infeksioneve me COVID nuk po ndikon vetëm tek shkollat. Instituti Smithsonian njoftoi se disa nga muzetë kryesorë në Uashington do të mbyllen, ose do të punojnë me orar të reduktuar për të paktën 12 ditë, për shkak të mungesave të mëdha të stafit.

Shumë kompani fluturimi, krahas sfidave nga moti i keq i dimrit, janë detyruar të anulojnë fluturimet për mungesë të ekuipazheve për shkak të lejeve për arsye shëndetësore./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT/ Broja me shokë ëndërrojnë, manjati është gati të blejë Shenjtorët
Previous article SITUATA ABSURDE E DEMIR/ Barcelona do të jetë e detyruar të paguajë 10 milionë euro nëse Xavi e aktivizon sërish

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT