• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“COVIDI I ZGJATUR”/ Mjekja shqiptare tregon pasojat: Shfaqen gati te 30-35% e pacientëve
Home
Sociale

“COVIDI I ZGJATUR”/ Mjekja shqiptare tregon pasojat: Shfaqen gati te 30-35% e pacientëve

27 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nuk janë të paktë pacientët që pasi kalojnë Covid-19, vazhdojnë të përjetojnë për një kohë të gjatë simptoma nga më të ndryshmet. Faktet e mbledhura nga pacientë nëpër botë, tregojnë se pasi individët kanë kaluar virusin Sars Cov 2 kanë përjetuar, humbje të kujtesës, konfuzion, madje edhe probleme me të folurin.

A lidhet kjo me inflamacionet që pëson sistemi nervor, teksa virusi hyn në organizëm? Në fakt në një analizë të më shumë se 80 studimeve nëpër botë që raportojnë ndërlikime të përjetuara nga pacientët pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, është zbuluar se rreth një e treta e tyre kanë anomali në lobin ballor të trurit, zbulime të cilat hedhin dritë në simptomat neurologjike të sëmundjes.

Si pasojë pacientët të përjetojnë kriza, probleme në të folur, konfuzion ose paaftësi. Studimet thonë se ata që vuajnë nga “Covid i zgjatur”, pra që shërohen nga faza akute e sëmundjes, por vazhdojnë të përjetojnë simptoma për javë apo edhe muaj, tregojnë se kanë ende një gjendje serioze në organizmin e tyre që ka nevojë për trajtim.

Shenja të tjera të zakonshme të dëmtimit të vazhdueshëm, të mbiquajtur long-COVID, përfshijnë rraskapitje, dhimbje trupi, kollë e vazhdueshme por edhe probleme me humorin.

Në një lidhje Skype për “Wake Up” nga Pensilvania, doktoreshë Ina Mexhitaj bëri të ditur se simptomat neurologjike shfaqen te 30-35% e pacientëve.

“Simptomat neurologjike shfaqen gati te 30-35 për qind e pacientëve më Covid-19, sidomos te ato që janë në gjendje më të rënduar, personat që janë më të moshuar dhe ato që janë sëmundje bashkëshoqëruese.

Është akoma e paqartë në shumë aspekte efekti që ky virus ka në sistemin nervor, qoftë në mënyrë direkte dhe indirekte. Kjo ndodh, sepse jemi në një situatë shumë dinamike, ku akoma po marrim informacione të reja dita-ditës.

Sipas studimeve më të fundit, shumica e manifestimeve neurologjike që vihen re tek pacientët në gjendje të rëndë me Covid është për shkak të një inflamacioni të tejkaluar të sistemit imun në trup kundrejt virusit, që më pas infekton trurin, ashtu siç kemi parë të afektojë organe të tjera të trupit.

Në praninë e këtij virusi në trup kemi një aktivizim të qelizave imunitare, të cilat çojnë në prodhimin anormal të një stuhi të proteinave toksike”, sqaroi mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA/ Erion Braçe "thumbon" Kryemadhin: O Sude ku je. Fiks në 5 minuta kjo bëhet realitet, por zgjat 25 vite
Previous article DËBORË DHE NGRICA/ Si paraqitet situata në Korçë, disa rrugë të kalueshme vetëm me zinxhirë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT