• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI/ A duhen vaksinuar gratë shtatzëna? Brataj: Rastet e ndërlikuara mund të RREZIKOJNË…
Home
Breaking News

COVIDI/ A duhen vaksinuar gratë shtatzëna? Brataj: Rastet e ndërlikuara mund të RREZIKOJNË…

3 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigjet disa pyetjeve të rëndësishme lidhur me vaksinimin ose jo kundër koronavirusit të grave shtatzëna, atyre që ushqejnë fëmijët me gji apo fëmijëve.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, Brataj publikon të dhënat e studimit shkencor të bërë në Itali, ku mes të tjerash thuhet se “Pa vaksinë mundësia e pasojave serioze është e lartë për gratë shtatzëna, neonatët dhe fëmijët”.

Referuar studimit, mjeku shkruan se “Covid-19 mund të ketë manifestime më serioze te gratë shtatzëna sesa jashtë shtatzënisë. Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-19 më shpesh çojnë në lindje të parakohshme, e cila mund të rrezikojë seriozisht jetën e foshnjës dhe të krijojë të gjitha komplikimet tipike të lindjes së parakohshme”.

Postimi i plotë i Bratajt:

A duhen të vaksinohen gratë shtatzëna?
A duhet të vaksinohen gratë që ushqejnë fëmijët me gji?
A duhet të vaksinohen fëmijët?
Këto janë disa nga pyetjet e drejtuara!
Në përgjigje të këtyre pyetjeve po publikoj një notë të përbashkët të shoqërive shkencore të këtyre fushave të bërë në datën 1 shtator 2021 në tali.
Covid-19.
Gjinekologët, neonatologët dhe pediatërit theksojnë:
Pa vaksinë mundësia e pasojave serioze është e lartë për gratë shtatzëna, neonatët dhe fëmijët.
COVID -19 përfaqëson një problem serioz për shëndetin nga pikëpamja klinike dhe është një sëmundje shumë serioze, veçanërisht për të moshuarit dhe disa kategori të tjera pacientësh. Këto karakteristika të sëmundjes nuk duhet të injorojnë manifestimet e Covid-19 tek gratë e reja shtatzëna, ato të cilat sapo kanë lidur(lehonat), ose kur janë duke ushqyer me gji. Po ashtu kujdesi duhet të shtrihet te të porsalindurit dhe fëmijët. Covid-19 është më serioz në disa kategori personash me patologji të tjera dhe moshat e treta, por shpërndarja e tepërt e informacionit nga burimet jo zyrtare, lajmet e rreme(fake neës), të cilat na bombardojnë për momentin, rrezikojnë të krijojnë një perceptim të gabuar të rrezikut dhe pasojave në gratë shtatzana, neonatët dhe fëmijët.
Një apel vjen nga presidentët e shoqërive shkencore italiane të cilat nënvizojnë këtë në një notë të përbashkët:

Shoqëria e Neonatologjisë, Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Obstetër –Gjinekologëve, e Mjekësisë Perinatale të Italisë.
Në shënim theksohet se disa studime me cilësi të lartë janë kryer në muajt e fundit, të cilat theksojnë se si:
– Covid-19 mund të ketë manifestime më serioze te gratë shtatzëna sesa jashtë shtatzënisë;
– Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-19 më shpesh çojnë në lindje të parakohshme, e cila mund të rrezikojë seriozisht jetën e foshnjës dhe të krijojë të gjitha komplikimet tipike të lindjes së parakohshme;
-Virusi SARS-CoV-2 mund të transmetohet, edhe pse rrallë, nga nëna tek fetusi dhe të shkaktojë raste të rralla të Covid-19 neonatale, madje edhe të rënda;
-Covid-19 në moshën pediatrike mund të ketë pasoja serioze jo vetëm në fazën akute, por edhe pas disa javësh siç është sindroma inflamatore multi-sistemike (PIMS).
Shoqëritë shkencore thonë se: Është e nevojshme të kuptohet se, me rritjen e përhapjes së vaksinimit në grupmoshat e tjera, fëmijët më të vegjël fillojnë të përfaqësojnë një popullsi që është proporcionalisht më e rrezikuar, sepse është e ndjeshme ndaj infeksionit SARS-CoV- 2, në krahasim me njerëzit e vaksinuar. Vaksinat e miratuara posaçërisht për fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë ende në dispozicion, por studimet tregojnë qartë, se si antitrupat e prodhuar nga nënat e vaksinuara, kalojnë në gjakun e fetusit përmes placentës dhe në qumështin e gjirit, duke mbrojtur kështu të sapolindurit dhe foshnjat. Përvoja e grumbulluar në këta muaj të fushatës së vaksinimit, e kombinuar me të dhënat paraklinike, tregon qartë se si vaksinat me mRNA janë absolutisht të sigurta për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji. Në disa qendra referimi në të gjithë botën (të tilla si Parisi, Izraeli, Belgjika, Irlanda, SHBA), vaksinimi gjatë shtatzënisë ofrohet në mënyrë rutin. Nuk ka kundërindikacione të veçanta për shtatzëninë, ato janë të njëjtat si pjesa tjetër e popullsisë për vaksinimin. Vaksina nuk ndikon në fertilitetin e gruas, as nuk ka ndonjë arsye për të shtyrë një shtatzëni.
Shënimi i përbashkët i tyre nënvizon faktin se
Vaksinimi anti-SARS-CoV-2 nuk është i kundërindikuar në shtatzëni.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi një dokument të datës 25 qershor 2021 ku theksohet:
OBSH nuk rekomandon testin e shtatzënisë para vaksinimit.
OBSH nuk rekomandon shtyrjen ose ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të vaksinimit.
Prandaj apeli përfundimtar i shoqërive shkencore është:
– Të promovohet vaksinimi i grave shtatzëna.
– Të promovohet vaksinimi gjatë ushqimit me gji(laktacionit).
– Të promovohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç (dhe më i vogël kur vaksinat e dedikuara janë në dispozicion).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO THEU REKORDIN BOTËROR/ Por bomberi Lukaku me mesatare më të mirë golash. Ja shifrat...
Previous article COVIDI NË KOSOVË/ Sërish bilanc i rënduar, konfirmohen 26 të vdekur dhe 1448 raste të reja

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT