Duke folur për kreditë e buta për çiftet e reja, Veliaj deklaroi se ky proces ka vijuar pavarësisht situatës me koronavirusin.
Ai thotë se e vetmja gjë që ka vonuar disa procese të bashkisë është fakti se 50% e stafit është prekur nga koronavirusi.
“Nuk i është parë tesera askujt. Shpesh herë na përputhet lista e atyre që kanë qenë probleme të tyre dhe atyre që u dëmtuan banesat nga tërmeti. Ju ftoj të gjithë personat që kanë mundësi për të ndihmuar kategoritë në nevojë.
Ne kemi pasur për 3-4 vite rresht për kreditë e buta që kalojnë për çiftet e reja. Nuk duam të shtyjmë asgjë prej projekteve që kemi nisur. Duam të mbyllim të gjitha projektet infrastrukturore.
E vetmja gjë që na ka vonuar, ne kemi pasur një komision për kreditë e buta disa persona janë infektuar dhe kjo na ka vonuar. 50 % e stafit tonë e ka kaluar. Ne kemi punuar në kushte të vështira. Kemi bërë të mundur zëvendësimin e stafit. Kreditë e buta nuk ka lidhje me fushatën” – tha Veliaj.
Së fundmi kryebashkiaku Veliaj foli mbi organizimet e fundvitit. Ai tha se për shkak të kufizimit të grumbullimeve, bashkia do të organizojë një spektakël me fishekzjarre në çdo lagje të qytetit.
Ndërsa për objektivat e bashkisë për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se fokusi është tek rindërtimi, tashmë jo për banesat individuale por të pallateve si dhe vijimin e projekteve të lëna përgjysmë.
“Ajo që kemi organizuar është që në qendrat tona sociale, ne do shtrojmë disa dreka dhe darka të njëpasnjëshme nga sot e deri më 31 dhjetor. Ne do punojmë dhe të shtuna e të dielave, do shpërndajmë shtëpi. Tërmeti dhe pandemia nuk bën pushim. Tirana është e izoluar ndaj ne do shpërndajmë fishekzjarret në secilën prej lagjeve të kryeqytetit. Kjo nuk është e zakontë. Jemi në kushte të jashtëzakonshme, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje të jashtëzakonshme.
Do vazhdojmë me rindërtimin. Fokusi nuk do jetë më në ndërtimin e banesave individuale. Do jetë tek pallatet. Kanë marrë më shumë kohë, kërkojnë më shumë kohë në projektim dhe në terren. Viti do jetë kryesisht viti i pallateve sepse ndërsa është një zgjidhje bonusi i qirasë, bonusi i vërtetë është apartamenti i ri. Vazhdimi i projekteve të tjera përveç rindërtimit. Kemi piramidën që tashmë kanë filluar ndërtimi që do të kthehet në një qendër teknologjie” – tha Veliaj.