• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID SHPËRTHEN SËRISH NË EUROPË/ Ilir Alimehmeti: Ja pse është ulur vdekshmëria
Home
Sociale

COVID SHPËRTHEN SËRISH NË EUROPË/ Ilir Alimehmeti: Ja pse është ulur vdekshmëria

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Evropa pjesërisht po i rikthehet karantinës si pasojë e shifrave rekord të infektimeve me Covid-19 ditët e fundit. Spanja, Franca, Anglia, Çekia, Mali i Zi kanë nisur që krahas protokolleve e masave të sigurisë anticovid19 të kthejnë karantinën në zona të ndryshme brenda territoreve të tyre, masa që konsistojnë që nga lëvizja e kufizuar e qytetarëve, mbyllja e bareve apo mjediseve argëtuese e deri tek mbyllja e institucioneve shkollore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar si shumë shqetësuese situatën në Evropë dhe në Azinë Juglindore, të cilat po përballen me një valë të dytë të Covid19, edhe pse kanë kaluar 10 muaj që nga fillimi i pandemisë. Zyrtarë të OBSH kanë deklaruar se 1 në 10 persona në borë mund ta kenë pasur Covid19, por një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e rrezikuar nga ky virus.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha në “Wake Up” se në të gjithë botën ka rënë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas tij, rritja e të infektuarve është mjaft e lartë, por për fat të mirë ka rënë dukshëm vdekshmëria.

Njohja e virusit dhe rritja e kapaciteteve mjekësore, shton mjeku, janë ndër arsyet që kanë çuar në uljen e numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit.

“Janë shtuar kapacitetet, prandaj ka rënë vdekshmëria, nuk ndryshoi virusi. Është përmirësuar protokolli mjekësor. Kanë nevojë për eksperiencë edhe mjekët”, tha ai.

Mjeku sqaroi: “Për të qenë të thjeshtë, sepse nuk mund t’i japim mend Francës ose Spanjës, por një logjikë numrash nuk shkon.

Nuk shkon sepse ndërkohë që në mars-prill kishim rreth 3-4 mijë raste ditore, tani kemi 12 mijë raste ditore, pra trefishim. Por nga krahu tjetër, vdekjet ishin deri në 1 mijë në ditë, tani janë 30-60.

Ky lloj diskutimi vetëm për rastet e reja nuk na bën të shohim shumë larg. Në fakt asnjë prej nesh nuk është i shqetësuar për një sëmundje, nëse ajo sëmundje nuk shkakton pasoja të rënda apo nuk ka vdekje.

Qartësisht kjo gjë nuk po ndodh më në Francë. Ndërkohë sot ata kanë 30-60 vdekje, ndërsa në mars 800-1 mijë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA AKSIDENTI NË FUSHË-KRUJË/ Do të kryenin një ngjarje kriminale! Autorët tentuan t’i arratiseshin policisë, por u përplasën
Previous article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Si ia ka dalë Gigi Hadid të kujdeset për vajzën dy javët e para

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT