• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“COVID NUK DO TË LARGOHET”/ Izraeli po mendon vaksinimin e popullsisë dy herë në vit
Home
Nderkombetare

“COVID NUK DO TË LARGOHET”/ Izraeli po mendon vaksinimin e popullsisë dy herë në vit

6 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Salman Zarka, udhëheqësi dhe koordinuesi i qeverisë izraelite për koronavirusin tha se vendi, që ka vaksinuar me dozat e treta 2.5 milionë qytetarë, duhet të nisë përgatitjet për injektimin e dozave të katërta.

“Duke pasur parasysh që virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne gjithashtu duhet të përgatitemi për një injeksion të katërt”, tha Salman Zarka për mediat izraelite.

Ai nuk specifikoi ndonjë afat se kur mund të administroheshin vaksinat e katërta. Zarka tha gjithashtu se vaksina e ardhshme përforcuese mund të modifikohet për të mbrojtur më mirë kundër varianteve të reja të virusit SARS-CoV-2, që shkakton COVID-19, siç është lloji shumë infektiv Delta.

Zarka bëri komente të ngjashme në një intervistë me The Times of Israel muajin e kaluar.

“Nëse nxjerrim mësimet nga vala e katërt, ne duhet të marrim parasysh mundësinë e valëve të mëvonshme me variantet e reja, siç është varianti Mu nga Amerika e Jugut”, tha ai.

“Duke menduar për këtë dhe zbehjen e antitrupave, duket për çdo disa muaj, mund të jetë një herë në vit, ose pesë apo gjashtë muaj – do të kemi nevojë për një vaksinë”, tha ai.

Zarka tha se ai pret që deri në fund të vitit 2021, ose në fillim të vitit 2022, Izraeli do të fillojë injektimin e dozave të vaksinave që janë përshtatur veçanërisht për të përballuar më mirë variantet e reja të Covid.

Izraeli ishte vendi i parë që ofroi zyrtarisht një dozë të tretë filloi fushatën e dozave të treta të vaksinave anti COVID më 1 gusht, duke e shpërndarë atë tek të gjithë ata mbi moshën 60 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU RINIS TË MARTËN/ Kosova e Serbia do të takohen në Bruksel në nivel teknik
Previous article BASHKITË KAPËRCEJNË KRIZËN E COVID-19/ Të ardhurat rriten me 36%

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT