• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID NË SHQIPËRI/ Epidemiologu rrëfen situatën: Masat dhe rastet e reja…
Home
Sociale

COVID NË SHQIPËRI/ Epidemiologu rrëfen situatën: Masat dhe rastet e reja…

5 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndryshe nga disa shtete të Europës që po shtrëngojnë masat nga përhapja e virusit, Shqipëria ndodhet në një situatë tjetër epidemiologjike. Ekspertët thonë se ka një rënie të ndjeshme të pozitivitetit nga Covid-19 në vend, janë ulur shtrimet në spital dhe humbjet e jetës. Për epidemiologun, Ilir Alimehmeti, në kushtet aktuale nuk nevojitet ashpërsim i masave.

“Më e rëndësishme është rënia e përqindjes së pozitivitetit që tashmë është 20%, në krahasim me një muaj më parë që ishte 38%, gati është përgjysmuar ky tregues. Nga pikëpamja epidemiologjike ne kemi zbritje të rasteve dhe në këtë situatë nuk mund të kemi ashpërsim të masave”, tha Alimehmeti për A2.

Në lidhje me shkeljet e rregullave për festa, Alimehmeti fajëson policinë dhe organet e tjera që nuk ndërhynë për të zbatuar masat e komitetit të ekspertëve, veçanërisht në zonën e Juglindjes ku pati dyndje qytetarësh nga rrethe të tjera.

“Komiteti Teknik sugjeron masat, zbatimin e bëjnë organet e tjera. Janë inspektorët dhe policia që duhet të bëjnë detyrën e tyre. Pse nuk e ka bërë? Duhet t’u drejtohemi atyre”, tha epidemiologu.

Ekspertët kanë parashikuar se efekti i grumbullimeve për festat e fundvitit do të ndihet pas 3 javësh ku pritet një rritje e të infektuarve. Ende nuk dihet se si do të jetë situata epidemiologjike në dy muajt e mbetur të dimrit, por Alimehmeti thotë se, me gjasë, këtë vit nuk do të ketë grip, për shkak të dominimit të koronavirusit.

“Të gjithë po prisnim se si do të kombinoheshin gripi dhe Covid, por nuk shohim raste me grip. Në fakt, kur shfaqen koronaviruset, fuqia e gripit bie. Këtë e vumë re edhe në vendet e hemisferës jugore dhe veriore, ku nuk kishte bashkëveprim shumë të madh mes tyre”.

Ndërkohë, brenda këtij muaji do të kryhen vaksinimet e para në stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në 4 spitalet Covid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISIA FANTASTIKE E "APPLE"/ Këto janë dy modelet e iPhone që do t’ju mahnisin
Previous article E ARDHMJA E ERIKSEN NË UDHËKRYQ/ Ja dy destinacione të papritura për mesfushorin danez...

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT