• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 ZBULON SËMUNDJET E FSHEHURA/ Fizioterapistja: Kemi shtim të rasteve me dhimbje shpine
Home
Sociale

COVID-19 ZBULON SËMUNDJET E FSHEHURA/ Fizioterapistja: Kemi shtim të rasteve me dhimbje shpine

13 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pasi kalojnë ditët e vështira në luftë me COVID, shumë pacientë përballen me pasojat shëndetësorë që ai le pas.

Mjekët vlerësojnë se tek shumë qytetarë, COVID ka zbuluar sëmundje të fshehura, ndërsa fizioterapistët veçojnë se janë shtuar rastet me dhimbje shpine dhe kockash.

Për shumë të prekur me Covid-19, pasi kanë kaluar ditët e vështira, përballen me pasojat që ai ka lënë pas. Për disa nga të prekurit pasojat mund të jenë psikologjike, por prej pacientëve pasojnë me dhimbjet e shpinës apo gjymtyrëve të tjera të trupit.

“Kjo që shikoni është e vjetër, dmth nuk është një gjë e krijuar gjatë covid-it, janë probleme të krijuara gjatë jetës për shumë faktorë siç thashë. Por ishte Covid-i ai që ja nxorri në pah dhe në këtë rast. Domethënë ky ishte një rast që e kisha dhe e kam në dorë”, u shpreh fizioterapistja Sidita Haxholli.

Mjekët vlerësojnë se Covid nxjerr në pah problemet shëndetësore që mund të kenë qenë të fshehura. Në rastin konkret, fizioterapistja Sidita Haxholli flet për herniet e fshehura të cilat janë rënduar pasi pacienti ka kaluar covidin.

“Në Covid duke qenë se të shkakton zakonisht kollë, p.sh mua kanë ardhur pacientë që nëse e kanë pasur hernien të fshehur, sepse këtë bën Covid-i, që çdo gjë që është e fshehur ose e kamufluar, ai t’i nxjerr në pah. Kanë ardhur njerëz me probleme me hernien, nga kollat ose tështimat që mund të shkaktoj Covid-i, kanë krijuar probleme dhe rishtypje të hernieve. Ose ato që nuk e kanë ditur që kanë pasur probleme me hernien, ja ka nxjerr në pah”, tha Haxholli.

Për pacientët e infektuar me covid, gjatë kohës që janë në karantinë rrinë shtrirë dhe shumë pak lëvizin. Fizioterapistja Haxholli këshillon që ajëri i pastër dhe ecja në natyrë është kura më e mirë për të rikuperuar veten.

“Do u këshilloja dhe një ecje normalisht dhe nëpër liqen, tek pjesa e liqenit që ka akoma më tepër oksigjen sepse siç dihet duhet cilësia e oksigjenit, jo vetëm oksigjeni, dhe pjesën e të bërit aktivitet fizik. Ajo që është e mirë është joga sepse të ndihmon në mësimin e frymëmarrjes dhe janë ushtrime izometrike dhe izotonike dhe pjesën e pilatesit”, shtoi Sidita Haxholli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA ZYRTARISHT ME QEVERI TË RE/ Betohet para presidentit kryeministri i ri Mario Draghi
Previous article MOTI I ACARTË NË VEND/ Nisin reshjet e para të dëborës në Tiranë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT