• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Virologia kineze pretendon se Pekini mbuloi shpërthimin e koronavirusit: U arratisa, pasi e di si i trajtojnë ata që thonë të vërtetën
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Virologia kineze pretendon se Pekini mbuloi shpërthimin e koronavirusit: U arratisa, pasi e di si i trajtojnë ata që thonë të vërtetën

11 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një virologe kineze pretendon se qeveria kineze mbuloi shpërthimin e koronavirusit, dhe madje thotë se është detyruar të arratiset nga Hong Kongu sepse e di mirë se si i trajtojnë atje ata që thonë të vërtetën.

Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, thotë për Foxnews se Pekini e dinte për novelën e koronavirusit para se ta bënte atë zyrtare.

Ajo beson se hulumtimi i saj për koronavirusin ka mundur të shpëtojë jetë njerëzish, madje ka rrezikuar jetën e saj duke ikur për në SHBA për të treguar rrëfimin e saj, duke ditur se ekzistojnë shumë pak gjasa që ajo mund të rikthehet në Hong Kong. Ajo ende beson se së bashku me kolegët e saj e kanë për obligim t’i tregojnë botës për hulumtimin e saj – por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë lidhur me këtë.

Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin që më pas u bë i njohur si COVID-19, dhe madje pretendon se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i është kërkuar nga mbikëqyrësit në Universitet – Dr. Leo Poon – të hulumtojë copëza të pazakonta të ngjashme me ato të SARS-it në Kinë.

“Kina ka refuzuar t’i lejojë ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për Fox News, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informata.

Një miku i saj shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë, i kishte dhene informacione të dorës së parë lidhur me atë që po ndodhte në Wuhan.

Ai i kishte treguar për një virus që bartet nga një njeri tek tjetri, pak kohë para se Kina dhe OBSH të pranonin për ekzistencën e COVID-19. E kur i tregoi mbikëqyrësve se çfarë i kishte treguar një mik, ata e kishin urdhëruar që të vazhdojë me hulumtimin e saj.

Më 9 janar, OBSH-ja lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se “sipas autoriteteve kineze, virusi mund të shkaktojë disa sëmundje tek disa pacientë dhe nuk bartet shpejtë nga një njeri te tjetri.

Pas këtij momenti, personat që e informonin filluan të heshtin në veçanti ata në Wuhan, derisa disa të tjerë e këshillonin që të mos bisedojë për këtë.

Megjithatë, një nga burimet e saj i kishte thënë se numrat e rasteve të bartjes së virusit nga një njeri te tjetri po rriten me shpejtësi të madhe, por kur këto gjetje i raportoi të mbikëqyrësit asaj i thanë të heshtë dhe të jetë e kujdesshme.

“Ata më paralajmëruan që të mos e prek vijën e kuqe”, tha Yan për Fox News duke iu referuar qeverisë kineze, ku ndër tjera i thanë se “do të futet në telashe dhe se do të zhduket”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA TË FRIKSHME/ 205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, tre të vdekur
Previous article DITË POZITIVE PËR TË DASHURUARIT/ Parashikimi i yjeve për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT